E Diel, 1 Nëntor 2026

Irlandë, zhvillohet zgjedhjet presidenciale

Qytetarët në Irlandë do t`iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
 

Një numër rekord prej shtatë kandidatësh po garojnë për këtë post, ku në mesin e tyre është edhe një biznesmen, një nga figurat kryesore të ish-Ushtrisë për Republikën Irlandeze dhe një fituese e Eurovizionit.
 

Fituesi i zgjedhjeve do të zëvendësojë Meri Mek Alis, e cila shërbeu për dy mandate shtatë vjeçare si presidente e Irlandës.
 

Zgjedhjet vijnë në kohën kur Irlanda po përpiqet të rimbëkëmbet nga recesioni më i keq që përfshiu vendin në dekadat e fundit. Rezultatet nuk pritet të dalin para së dielës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›