Arkitekti i euros U lancua me defekt

Një nga arkitektët e monedhës së përbashkët evropiane, Jacques Delors ka deklaruar se eurozona pati defekte që nga fillimi i krijimit të saj.
Delors ka deklaruar për “Daily Telegraph” se mungesa e një fuqie qendrore për të koordinuar politikat ekonomike u ka lejuar disa vendeve anëtare të rrisin borxhin e tyre.
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Evropian nga viti 1985 deri në 1995, ai luajti një rol kyc në procesin që lancoi euron. Komentet e tij vijnë në një moment kur është vënë në dyshim vazhdimi i eurozonës.
Gjatë intervistës, zoti Delors ka thënë Kriza FinanciarePaniku për euron mbërrin në Tiranë Kriza e Eurozones, Suedia e kënaqur që është jashtë Merkel shpjegon unionin fiskal se kriza e borxhit nuk buron nga vetë ideja e monedhës së përbashkët, por nga një “defekt në ekzekutim” nga ana e liderëve politikë që mbikëqyrën lancimin e saj.
Ai ka vënë në dukje se liderët “bënë një sy qorr” ndaj dobësisë dhe cekuilibrimit të ekonomive të disa prej vendeve anëtare të eurozonës.
“Ministrat e Financave nuk donin të shihnin asnjë mosmarrëveshje, me të cilën do të detyroheshin të merreshin”, ka thënë francezi 86-vjecar.
Zoti Delors insiston se të gjitha vendet evropiane duhet ta ndajnë mes tyre fajin për krizën e borxhit, që ka sjellë frikën për mbijetesën e euros.
“Secili duhet të mbikëqyrë ndërgjegjen e tij”, ka nënvizuar Delors, duke shtuar se reagimi aktual i vendeve anëtare ka qenë shumë i vonuar dhe i pamjaftueshëm.
Deklarata e “arkitektit” vjen dy ditë pasi presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi foli për një rritje të rreziqeve mbi ekonominë e Eurozonës.
Po atë ditë, për zgjidhjen e situatës, presidenti francez Nicholas Sarkozy propozoi riformatimin e Bashkimit Evropian, ide kjo që u mbështet edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu
Homazhe për pretendentin e Fronit Mbretëror
Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Energjia, Financat bien dakord në parim
Dropulli i Poshtëm, gjashtë fshatra një muaj pa ujë