Engel: Shqiptarët, miqtë më të mirë të amerikanëve

Kongresmeni amerikan Eliot Engel duke vlerësuar raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së si shumë të mira, ka theksuar se miqtë më të mirë për popullin amerikan janë shqiptarët dhe këtë gjë e dëshmojnë edhe shumë sondazhe.
“Amerikanët nuk kanë miq më të mirë se shqiptarët dhe në anën tjetër shqiptarët nuk kanë miq më të mirë se sa amerikanët. Jam shumë i gëzuar që kam ndihmuar të lehtësoj këtë lloj marrëdhënie në këto 20 vitet e fundit që unë jam në kongres”, ka theksuar Engel në një prononcim për Kosovapress”.
Gjithashtu Engel theksoi se aksioni i qeverisë së Kosovës për dërgimin e doganierëve dhe policëve në veri ka qenë një hap i duhur për vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në këtë pjesë të vendit.