E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel kërkon sqarime nga Clinton për Kosovën

Anëtari i Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka kërkuar nga sekretarja e amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, sqarime shtesë për Kosovën dhe avancimin e Serbisë drejtë BE-së.

Ai në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Washington, i ka shprehur shqetësimin e tij, Clintonit për avancimin e Serbisë, ndërsa kjo e fundit ende nuk ka përmbushur kushtet për normailizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Po shpresojë se SHBA-ja do të kërkoj mënyra shtesë për ta mbështetur edhe Kosovën në këtë proces, përfshirë këtu programin e mijëvjeçarit dhe duke shtuar presionin për ardhmërinë e Kosovë në BE”, ka thënë Engel. Ai ka kërkuar që të sigurohet se Serbia do t`i zbatoj detyrat që ka marrë me rastin e arritjes së marrëveshjeve me Kosovën.

 “Sa i përket ofrimit të statusit të kandidatit të Serbisë për BE, duhet veçuar se janë edhe shumë sfida që ajo duhet t`i tejkalojë, si zgjidhja e çështjes së kufijve, por edhe shumë çështje të tjera të papërfunduara, e që duhet të negociohen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar sekretarja Clinton.

Ajo ka theksuar se është shumë e rëndësishme që BE-ja, ka përfshirë Kosovën në perspektivën evropiane. “Unë jam e bindur se ngadalë jemi duke shënuar një progres dhe do të vazhdojmë të ecim përpara”, ka thënë Clinton.

Clinton dhe Engel nuk kanë lënë pa përmendur angazhimin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ata e kanë përgëzuar atë për angazhimin e tij në bisedimet me Serbinë dhe demostrimin si lidership të mirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›