E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murdok largohet nga News International

James Murdoch ka dhënë dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i News International, biznes, i cili ka në pronësi gazetat “The Sun” dhe “Times”. Gjigandi i medias u përfshi nga skandali i përgjimeve që çuan në mbylljen e tabloidit “News of the World” .
"Vlerësoj shumë përkushtimin e kolegëve të mi shumë të talentuar, që punojnë pa pushim për të informuar publikun” tha Murdok .
39 vjeçari shtoi po ashtu se botimet e e reja e kanë vënë kompaninë në një pozitë më të fortë për të ardhmen. Rupert Murdoch, kryetar dhe shef ekzekutiv në Neës Corporation, shprehu mirenjohjen e tij për bashkëpunimin e James, djalit të tij si dhe theksoi kontributet e tij të shumta në Neës International në Azi dhe Europë. Ai po ashtu tha se djali i tij nuk do të largohet nga kompania e familjes, por do të vazhdojë të qëndrojë në poste të tjera drejtuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›