E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut marreveshje me SHBA-ne

Koreja e Veriut ka rënë dakord të pezullojë pasurimin e uraniumit, si dhe testet e raketave bërthamore me rreze të gjatë veprimi. Lajmin e kanë bërë me dije zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Departamenti amerikan i Shtetit tha se Veriu kishte rënë dakord gjithashtu të lejojë inspektorët e OKB-së për të monitoruar reaktorin e saj në Yongbyon për të verifikuar përputhshmërinë me masat. Në këmbim të kësaj, Uashingtoni do të dërgojë 240 mijë tonë ndihma ushqimore. Marrëveshja vjen pas bisedimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut javën e kaluar. Korrespondentët e huaj bëjnë me dije se ky veprim mund të hapë rrugën për rifillimin e negociatave për ç’armatimin e Pyongyang, të cilat u ndërprenë në vitin 2009. "Shtetet e Bashkuara ende kanë shqetësime të thella në lidhje me sjelljen e Koresë së Veriut në disa fusha, por ky njoftim pasqyron progresin e bërë në marrëdhëniet mes dy vendeve” u shpreh kështu zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Victoria Nuland.
Më parë, një zyrtar i lartë amerikan tha se çështja e ndihmave ushqimore për Korenë e Veriut tashmë është e lidhur me progresin politik - duke kundërshtuar politikën e mëparshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›