Ohio vdes studenti i trete

Ka ndërruar jetë dhe studenti i tretë i plagosur nga të shtënat në një shkollë të mesme në Ohio të Shteteve te Bashkuara. Demetrius Hevlin vdiq disa orë pasi Rusell King Jr, 17 vjeç, u deklarua klinikisht i vdekur. Ndërsa Daniel Parmertor, 16 vjeç, vdiq pak pas ngjarjes së përgjakshme të së hënës. Të shtënat u dëgjuan në shkollën e mesme të Chardon të hënë në orën e 7:30 me orën lokale. I dyshuari për krimin është identifikuar nga gjykata si TJ. Lane, i cili do të paraqitet para trupit gjykues për seancën paraprake. Dy perona të tjerë ndodhen ende në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Për shkak të ngjarjes shkollat do të mbeten mbyllur deri ditën e premte. Një person i armatosur qëlloi 5 herë me armë zjarri në drejtim të nxënësve. Ai u arresta menjëherë nga forcat policore ndërsa i mori jetën tre personave. Shkollat e mesme në Shtetet e Bashkuara si dhe universitetet janë bërë shpesh pre e sulmeve të tilla. Ngjarja e së hënës është incidenti më i keq në Ohio që prej vitit 2007.