E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel kërkon veprime kundër taktikave ruse

Senatori amerikan Eliot Engel ka kërkuar nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, që tiu përgjigjet taktikave ruse, të cilat dëmtojnë fqinjët që kërkojnë lidhje më të afërta me Evropën.

Senatori demokrat në Komitetin për Punë të Jashtme, ka inkurajuar Kerryn që të flasë fuqishëm kundër, siç ka thënë, fushatës së Rusisë për frikësim dhe presion.

Bashkimi Evropian po ashtu ka kritikuar Rusinë se bën presion kundër vendeve si Armenia, Moldavia dhe Ukraina.

Disa partnerë lindorë të BE-së pritet që së shpejti të zyrtarizojnë marrëdhëniet me Brukselin.

Por, Rusia u ka bërë presion këtyre vendeve përmes kërcënimeve dhe mosmarrëveshjeve tregtare, me shpresën se do ti nxisë ato që ti bashkohen Unionit të saj Doganor së bashku me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›