E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i shtetit social ne Hollande

Hollanda i ka thënë lamtumirë shtetit të saj tradicional. Lajmi është dhënë nga mbreti Guliemo Aleksandër në një fjalim para dy dhomave të parlamentit të vendit. Shteti social do të zëvendësohet nga një shoqëri pjesëmarrëse, në të cilën qytetarët dhe privatët duhet të investojnë për të krijuar rrjeta të asistencës sociale, me pak ndihmë nga ana e qeverisë. 
Mbreti hollandez është shprehur se ekonomia e vendit është ende e brishtë si pasojë e krizës financiare dhe borxheve të mbledhura gjatë viteve. Për këtë arsye qytetarët, sipërmarrjet dhe bankat tashmë duhet të përforcojnë bilancet e tyre. 
Kjo ndërhyrje është pjesë e politikës për shkurtime në buxhetin e vendit të marrë përsiopër nga qeveria holandeze. Vendime këto që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë së pestë në Europë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›