E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Navy Yard

Janë rikthyer në punë nëpunësit e Navi Jard në Uashington, vendin e Masakrës më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në një ndërtesë ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cështja e sigurisë ka rindezur edhe njëherë debatet në vend. Marina amerikane ka urdhëruar një rishikim më të detajuar të normave në të gjitha ambjentet. 
Sekretari i mbrojtjes Çak Hagel ka vizituar vendin në të cilin humbën jetën 13 persona, mes të cilëve dhe vrasësi. Pentagoni duhet të përgjigjet tashmë për procedurat me të cilat lënë të lirë persona si Aron Aleksis. 
34 vjecari, përgjegjës për 12 vrasje, punonte në Navi Jard prej një jave për llogarinë e një kompanie informatike. Profili i ish rezervistit të Marinës sa vjen e bëhet më kontradiktor me kalimin e kohës. 
Ish kolegët e tij e përshkruajnë si një njeri të qetë që nuk kishte treguar ndonjëherë oshenja nervozizmi apo sjellje agresive. 
Gjatë karrierës së tij në Marinë janë regjistruar të paktën 8 raste për sjellje të keqe. Por pavarësisht kësaj Aleksis ishte liruar me nder nga marina, me kërkesën e tij. Kjo e kishte lejuar që të gjente një punë në sektorin civil, dhe në këtë mënyrë dhe lejen e kalimit për të hyrë në ambjentet e brendshme, ku mëngjesin e të hënës me armë të ndryshme ai ekzekutoi 12 nëpunës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›