E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Meksike

Aeroporti i Akapulkos është transformuar në një pishinë. Zona e famshme turistike e përmbytur është dhe simbopli i shkatërrimit të shkaktuar nga kalimi i dy stuhive në lindje dhe perëndim të Meksikës. 
Deri tani janë 50 viktimat si pasojë e përmbytjeve. Pjesa më e madhe e viktimave janë në shtetin e Guerrero, ku Akapulko është qyteti më i populluar. Rezidentët dhe më shumë se 40 mijë turistë kanë mbetur të bllokuar. 
Linjat e komunikimit janë dëmtuar dhe uji i pijshëm është i kufizuar. Me zona të tëra janë pa energji elektirke ndërsa autostrada që con në qytetin e Meksikos është mbyllur. 
Qeveria ka mundësuar një urë ajrore ushtarake për të dërguar ndihma urgjendte. 
Pavarësisht se forca e stuhive është dobësuar, reshjet vazhdojnë pa ndërprerë. Autoritet vlerësojnë se më shumë se 1 milionë banorë janë dëmtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›