E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enigma e bisedimeve te reja

27-09-2010 / Nga Ibrahim Gashi

Euforia e institucioneve tona se Mendimi keshilledhenes i GJND-se i 22 korrikut 2010 lidhur me ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves ka zgjidhur te gjitha nyjat ne permbylljen e dosjes se Kosoves nuk zgjati shume. Rezoluta konsensuale e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se e 8 shtatorit nxori dilema te reja. Derisa edhe Prishtina edhe Beogradi kete rezolute nxituan ta shpallnin si fitore te tyre une e pata cilesuar ate si fitore te diplomacise evropiane e cila nuk do te kenaqe plotesisht asnjeren nga palet e permendura. Kaluan vetem disa dite dhe euforia ne Beograd dhe ne Prishtine u shua. Per me teper te dy palet filluan te shprehen paksa te hutuara me ate se cfare kishte ndodhur. Beogradi filloi te shprehe dyshimet e para se a mund te imponoj ne agjenden e bisedimeve ceshtje politike. U degjuan edhe zera te forte opozitare se Beogradi kishte humbur momentumin per Kosoven prej kohesh dhe me veprimet e fundit kupto Rezoluten kishte leshuar nga dora cdo adut me te cilin do te arrinte ta mbante ne agjenden nderkombetare si ceshtje te pazgjidhur ceshtjen e Kosoves. Kjo e detyroi edhe ministrin e Jashtem serb ideatorin e kesaj skeme te zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves te jape doreheqje. Dhe jo vetem kaq partite opozitare serbe shkuan aq larg sa te deklarojne se leshimet ne Kosove nuk jane kosto ekuivalente per hyrjen e Serbise ne BE duke e cilesuar sic thuhet se BE nuk eshte alternativa e vetme per Serbine.
Perballe kesaj shqetesimet e pales kosovare nuk duken kaq te medha por dilema se cfare do te permbaje pakoja e bisedimeve me Serbine nuk eshte shume me e vogel. Referuar teorise dhe praktikes diplomatike ai qe quhet proces paranegociator ka filluar. Nga palet tashme po kerkohet te nisin me realizimin e rezolutes. Nje doze e pathene shqetesimi po verehet ne instancat me te larta shteterore te Kosoves. Retorika optimistike e politikes zyrtare ne Prishtine ndonjehere terthorazi po demantohet nga deklaratat e ndermjetesve evropiane. Ne nentekstet e ketyre deklaratave jo rralle po vihet ne dyshim se do te bisedohet vetem per ceshtje teknike. Per me shume ndonjehere ne menyre kontekstuale po permendet gjetja e nje zgjidhjeje per serbet ne veri. Kunderpergjigjet e zyrtareve te larte vendes se keto do te jene bisedime ndershteterore nuk e zvogelojne riskun e ketyre bisedimeve. Ka aq shume raste ne marredhenie nderkombetare kur dy shtete bisedojne per ceshtje kontestuese me permbajtje teresisht politike apo territoriale. Problemi qendron se ne kete rast ndermjetesit qe zakonisht jane shtete apo grup shtetesh te fuqishme nuk bejne presion te baraspeshuar mbi palet dhe aq me pak arrijne te zgjidhjet e ekuilibruara. Praktika fatkeqesisht shpesh ka deshmuar se presioni ka qene me i shtuar te pala me pak e forte.
Me synimin qe tere kete problematike ta trajtoje nga nje prizem teresisht objektiv dhe realist konsideroj se procesi paranegociator qe ka filluar do te duhej para se gjithash te ishte transparent dhe i studiuar mire ne gjithe detajet e tij. Ai duhet te qartesoje paraprakisht pothuaj deri ne detaje gjithcka qe lidhet me bisedimet e ardhshme me Serbine. Ketu mendoj ceshtjet qe do te jene pjese e agjendes se bisedimeve pastaj formatin nivelin e bisedimeve kohen dhe vendin e bisedimeve dhe ndermjetesit. Eumlshte po ashtu e rendesishme qe ne kete proces paranegociator i cili sic po shihet do te jete i nivelit me te larte shteteror kryeministra dhe presidente asnje pelqim a vendim per ceshtjen e agjendes dhe formatit te bisedimeve te mos jepet paraprakisht nga kreret e ekzekutivit te vendit. Te gjitha ceshtjet qe lidhen me hartimin e agjendes te prezantohen dhe te marrin vizen e Parlamentit te Kosoves. Ky eshte minimumi i pergjegjesise institucionale te secilit nga kreret tane shteterore.
Ceshtje imediate e konsideroj po ashtu perfshirjen medoemos te Shteteve te Bashkuara te Amerikes si bashkendermjetese nderkombetare ne bisedimet qe pritet te fillojne. Kete kerkese nuk duhet interpretuar ne asnje rrethane si shprehje te mosbesimit ndaj vendeve mike evropiane por si shprehje te respektit per diplomacine mike amerikane e cila nga fillimi i viteve te nentedhjeta ka qene teper e impenjuar dhe kontributore vendimtare ne zgjidhjen e krizes ballkanike ne teresine e saj dhe te asaj kosovare ne vecanti. Rrjedhimisht ne kete faze te paranegociatave pala kosovare duhet te kete edhe kete si parakusht te saj per te hyre ne procesin e pashmangshem por edhe te nevojshem te bisedimeve me Serbine.
Ne fund konsideroj se per te gjithe ata perfaqesues te klases politike kosovare te te gjitha niveleve qe mund te perfshihen drejtperdrejt apo ne menyre kontekstuale ne kete proces te bisedimeve me Serbine u duhet qe euforine ta dominoje racionaliteti shqetesimin ta dominoje gjakftohtesia dhe maturia e larte inkompetencen ta dominoje profesionalizmi pasigurine dhe servilizmin ta dominoje kreativiteti dhe vendosmeria sepse ne politike sikur edhe ne boks duhet pasur kujdes nga goditja e fundit para se te bjere gongu.

Autori eshte deputet i Kuvendit te Kosoves dhe profesor ne UP

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›