E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Policia ta nxjerre nga strofulla e ilegalitetit Leprin e Edvinit

27-09-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike i kerkoi dje Edi Rames dhe sekserit te tij Tan Lepri qe ti drejtohen organeve te hetimit per akuzat qe rendojne mbi ta. Deputetja e PD-se Mesila Doda tha sot se edhe pse prokuroria eshte vene ne kerkim te Tan Leprit i njohur ndryshe si sekseri i aferave korruptive te Edi Rames por ai ka kaluar ne ilegalitet duke mos u gjendur asgjekund. Doda i kerkoi publikisht kryebashkiakut njekohesisht kreut te PS-se Rama te mos fshihet por te paraqitet ne prokurori bashke me leprin.
Me urdher te Edi Rames Tan Lepri sekseri i 20 per qindeshi dhe i 100 milion eurove ne vend te paraqitet ne prokurori eshte zhdukur ne strofkullen e tij. Qysh prej 1 jave behet e ditur se organet zyrtare e kerkojne njeriun qe ne emer te Edi Rames vendosi gjoben 100 milion euro por ai nuk gjendjet askund deklaroi deputetja demokrate gjate nje konference per shtyp.
Ajo theksoi gjithashtu se Edi Rama nuk duhet te fshihet pas sekserit te tij qe sipas saj e ka kaluar ne ilegalitet .
U kerkoj njekohesisht organeve zyrtare te policise se shtetit qe te shumekerkuarin Tan Leprin ta nxjerre nga strofkulla kudo qe gjendjet ne Shqiperi apo jashte saj sikunder garantoj Edi Ramen se pallatet 35-katshe dhe gjoben 100 milion Euro nuk do mundet ti fshihen askund ne kete toke brenda apo jashte Shqiperise perfundoi Doda.
Mesohet se prokuroria e Tiranes eshte vene ne ndjekje te ceshtjes per akuzat drejt Edi Rames dhe sekserit Tan Lepri per perfshirje te tyre me skema korruptive dhe gjobvenie ndaj investitoreve. Pas deshmive te biznesmeneve Selmanllari dhe Tartari te cilet akuzuan Edi Ramen se permes ndermjetesit Tan Lepri u ka kerkuar 100 milione euro ne kembim te lejes se ndertimit organi i akuzes ka therritur per te deshmuar edhe sekserin Lepri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›