Libianët bllokojnë ambasadën në Sarajevë

Dhjetëra libian kanë sulmuar ambasadën e shtetit të tyre Libisë në Sarajevë, njoftoi agjencia e lajmeve AP.
Nën masat e forta të sigurisë, protestuesit libian kanë hyrë në ambientet e ambasadës, kanë hequr flamurin e regjimit dhe kanë rikthyer flamurin e vjetër libian të periudhës së mbretërisë.
Protestuesit gjithashtu kanë demoluar zyrat e ambasadës, si dhe kanë hedhur dhe djegur fotografitë e Gaddafit. Isham Albisheni, një nga protestuesit libian, kërkoi që ambasadori i tyre në Sarajevë, Salem Finir, duhet të tërhiqet menjëherë nga detyra dhe të deportohet drejt Tripolit, për shkak se ai është një nga përkrahësit e regjimit.
Në një njoftim të ambasadës është kumtuar se tani për tani nuk planifikohet tërheqja ambasadorit Finir dhe personelit diplomatik.