Eno Koço: Arti muzikor, që të përjetësohet kërkon një kritikë të specializuar
Prej vitesh jeton në Angli, por lidhjet me Shqipërinë i ka të forta. Madje e ndjen veten më të lidhur me vendin dhe vizitat i ka edhe më të shpeshta. Dirigjenti Eno Koço erdhi në Tiranë, për të drejtuar një koncert me muzike nga Rachmaninoff, i cili u mirëprit nga publiku.
Në një intervistë për gazetën dirigjenti Eno Koço tregon për jetën e tij në Angli, studimet për historinë e muzikë. E ndërsa flet për krijimtarinë muzikore të bie në sy një energji e jashtëzakonshme për profesionin e tij. Tregon se ndihet mirë sa herë që vjen në Tiranë, por si një njeri që e do dhe punon me pasion për artin, ai në këtë intervistë tregon dhe disa nga problemet që has sot krijimtaria muzikore shqiptare. Për dirigjentin e njohur, Artistin e Merituar Eno Koço, sot në koncerte duhet të ketë dhe më shumë vepra shqiptare, që sipas tij nuk janë dhe aq të shumta. E ndërkohë që si një profesionist ai pohon se sot ndihet dhe mungesa e kritikës në artin muzikor, gjë e cila ndikon në vlerat e krijimtarisë muzikore. Vepra artistike e Eno Koços në fushë të muzikologjisë, është kolosale. Kontributi i tij për afirmimin e ndjeshmërisë shqiptare në përmasa botërore, është i jashtëzakonshëm. Eno Koço është cilësuar si legjenda e gjallë e botës muzikore shqiptare. Pas stabilizimit të tij në Angli, paralelisht me orkestrat anglo-irlandeze, mban lidhje permanente me orkestrat dhe koret e Shqipërisë, dirigjon në Orkestrën Kombëtare të Tiranës, realizon disa turne jashtë vendit, mbron tezën e doktoratës, prezanton programe nga subjekti i hulumtimeve të tij, subjekte që ndërlidhen me vlerat tona shpirtërore. Në këtë drejtim, mban komunikime shkencore në universitetet e Evropës, afirmon vlerat muzikore shqiptare, promovon muzikën e kompozitorëve britanikë në Tiranë, e afron opinionin shqiptar me vlerat e larta të muzikës botërore (Toska, Cosi fan tutte, Dasma e Figarosë, veprat e Edëard Eldgarit).
-Jeni rikthyer në Tiranë për një koncert të veçantë, si ndiheni dhe çfarë mund të na thoni rreth tij, pasi janë vepra të pavëna më parë në skenën shqiptare?
Në fakt unë nuk vij rrallë në Tiranë, por unë vij shumë shpesh, vij vazhdimisht në Tiranën. Vij për koncerte të ndryshëm ose për muzikologjinë që unë merrem, kështu që gjysmën e kohës sime unë e kaloj në Tiranë. Sa i takon koncertit ka qenë Ana që ka përzgjedhur koncertin Rachmaninoff nr.4, i cili është një koncert që luhet rrallë dhe është i katërti i fundit, i cili është kompozuar në dy etapa. Ai e ka përpunuar 3-4 herë koncertin dhe më në fund ka gjetur një farë stabiliteti. Kjo është një nga veprat e fundit të tij dhe si të thuash ka të fituar të gjitha veprat e para, që nga simfonia e parë etj, pra aty gjen motive të të gjithë veprave të tij dhe është një vepër shumë e bukur. Rachmaninoff ka qenë një periudhë nga vitet 80 që nuk pëlqehej shumë në Shqipëri, dhe kjo për arsye sepse ia ishte pak i dyshimte, pra rus me banim në Amerikë. Këto janë vepra brilante të shekullit të 20 dhe është një mrekulli.
-Si ndiheni kur vini dhe jepni koncert në Tiranë?
Unë ndjehem shumë mirë kur vij në Tiranë. Njerëzit sillen shumë mirë, shumë ngrohtë dhe shumë njerëzishëm dhe më vjen shumë mirë nga kjo, ndjej vërtetë kënaqësi. Nga ana tjetër unë sa herë që jam në Tiranë kam dhe kënaqësinë time, pasi dua të vazhdoj bashkëpunimin e vjetër, që unë pasur ndër vite dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë. Unë jam një nga veteranët që kam mbetur dhe mundohem që të organizoj 2 herë në vit koncerte dhe merrem dhe me muzikologji kur vij këtu. Unë qëndroj gjatë çështë e vërteta në Tiranë dhe merrem dhe me muzikologjinë. E gjithë koha ime është për muzikën, kështu që unë erdha do të jap koncertin për publikun dhe pas kësaj unë filloj të punoj dhe mendoj planin se kur mund të jetë koncerti tjetër, që do të luhet në Tiranë me Orkestrën Simfonike të RTSH. Merrem me repertorin, si do të jetë ai, si do të vijë pranë publikut, etj. Të gjitha këto duan punën e tyre, pasi nuk është kaq kollaj që të organizosh një koncert me vepra të tilla, vepra që janë të njohura nga kompozitorë të njohur botërorë, janë vepra brilante.
-Thatë që ju merreni dhe me etnomuzikologjinë, çfarë mund të na thoni rreth kësaj, si i bëni kërkimet tuaja në këtë fushë muzikore?
Etnomuzikologjia është një shkencë, e cila merret me folkun popullor. Dikur unë kam pas bërë doktoratën me muzikën qytetare shqiptare, të veriut, të Shqipërisë së jugut dhe të Shqipërisë së mesme. Unë mbi këtë punë kam botuar dhe libra. Sa i takon kësaj unë jam marrë me muzikën paraotomane këto vitet e fundit. Jam marrë me këtë muzikë, që nga shekulli i gjashtë dhe i botoja këto artikuj, merrja pjesë në konferenca, pra jeta ime është vetëm muzikë. Merrem me muzikën e interpretuar, si dhe me etnomuzikologjinë, pra unë i bëj që të dyja krahët. Ky është aktiviteti im muzikor dhe jeta ime me muzikën.
-E ndërkohë, sipas jush si ndikojnë rrymat e reja muzikore në krijimtarinë shqiptare. Çfarë kanë sjellë këto rryma të reja muzikore?
Unë mendoj se këto janë përfshirë në krijimtarinë muzikore shqiptare, në një mënyrë fantastike. Në një periudhë të shkurtër hynë shumë stile muzikore të reja, të cilat janë përfshirë në muzikën shqiptare. Para viteve 90 ka qenë shumë e kufizuar në drejtim të tendencave të reja muzikore, që ishin në atë kohë, rrymave të reja dhe këto nuk lejoheshin madje dhe Rachmaninoff kishte një lloj hezitimi për ta interpretuar. Këtu ka një gjë, se sa e percepton populli, pasi publiku nuk e percepton dot kaq kollaj muzikën e re, por kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por kudo pasi është një muzikë gati-gati elitare vetëm për të treguar filozofinë e muzikës së re. Por në përgjithësi masa e madhe e njerëzve edhe atje në Angli ku unë jetoj aktualisht, muzikën ata e kanë të traditës si Çajkovski, Brahamas, Mozart etj, sepse atë lloj muzike ia kap më mirë veshi atyre, pra nuk është e thënë që muzika e re që mund të krijohet të jetë gjithmonë ajo që të mbush me një boshllëk. Jemi me mendime të lira dhe mund të krijojmë atë që duam. Ka një problem, që veprat kombëtare shqiptare nuk luhen shumë në Shqipëri.
-Ju si e gjykoni, që veprat shqiptare nuk luhen shumë në Shqipëri, sipas jush pse ndodh kjo?
Veprat që janë luajtur para viteve 90, që janë me orkestër të mëdha, luhen ndonjëherë, por nuk ka porosi për vepra kombëtare. Duhet të ketë porosi për vepra të tilla. I thuhet një kompozitori që pas gjashtë muajsh apo për një vit më bëj një vepër duke e paguar për këtë. Dhe ai e merr përsipër, kudo dhe në botë që nga koha e Mozartit, që 350 vjet më parë, porositej vepra dhe jepej një shumë e caktuar parash. Bëhet një marrëveshje dhe vepra shkruhet dhe ajo luhet më pas. Pra duhet të kemi më shumë vepra kombëtare, pasi ato janë shumë të pakta në vendin tonë, ato nuk luhen shumë. Mua më duket se ky është drejtimi, që duhet të shkojë muzika e kultivuar shqiptare, e cila për një arsye apo një tjetër nuk e ka këtë. Pavarësisht nga kjo, Orkestra Simfonike e RTSH luan nga të gjitha llojet e krijimtarisë muzikore që janë shkruar nga emra të njohur të artit botëror. Njerëzit kanë shijet e tyre muzikore dhe publiku i ndjek, por gjithsesi në drejtim të muzikës kombëtare duhet bërë më shumë, pasi nuk është bërë aq sa duhet deri tani.
-Pra ju thoni se duhen më shumë vepra kombëtare në koncerte për publikun?
Po patjetër që po, dhe kjo duhet të bëhet me synim të caktuar. Dikur bëheshin Dekadat e Majit, një aktivitet i cili i inkurajonte që të gjithë me muzikantë, kompozitorë, profesionistë, me vepra muzikore të mëdha apo dhe vepra muzikore të vogla, ndërsa tani sigurisht që koha kthehet në para dhe leku duhet që të jetë, pasi asnjë nuk mundtë bëjë një vepër pa u porositur. Vepra, pasi bëhet vihet dhe në orkestër. Ajo mund të jetë një vepër korale apo orkestrale. Vepra duhet të mbetet, sepse një vepër duhet të jetë e gjallë, në një interpretim siç i themi ne live, por sërish ajo mund të ketë defekte, pasi duhet d