E Diel, 1 Nëntor 2026

Enrika Derza: E kam te veshtire t'u besoj njerezve Yllka Selita

Para disa muajsh, emri i saj thuajse nuk njihej nga askush. Kjo eshte Enrika Derza, pjesemarrese e nje "talent show", ku fale zerit te saj, megjithese ne nje moshe te re, u rendit e treta. Ne nje interviste te dhene per suplementin "Summer Time", kengetarja 15- vjecare, flet se si e sheh boten e artin nje vajze qe sapo e ka nisur ate. Megjithese ende eshte ne hapat e para, ajo eshte shume vendosur per te ecur perpara dhe ashtu sic shprehte edhe vete, te behet dikush ne jete. Dicka qe ka vene ne pah Enriken pas ketyre muajve qe ajo eshte prezente ne skena te ndryshme, mund te permendim pjesemarrjen e saj te fundit ne Rumani, ne "Champions League"-n e kenges, ku perfaqesoi Shqiperine ne kategorine "junior" dhe u rendit e para. Kjo tregon se tashme ajo eshte rritur si individ, por dhe artistikisht.

Ju Enrika, u bete e njohur nga pjesemarrja ne nje "talent show", po si ka nisur kenga tek ju?

Kam filluar te kendoj qe e vogel, dhe madje gjithmone kam pasur qejf jeten artistike, ndonese nuk e dija konkretisht se si ishte. Pra, fillimet e mia kane qene shume me heret se sa te behesha e njohur.

Cili ishte shkaku qe ju moret pjese aty, apo cili ishte personi qe ju shtyu te ishit pjesemarrese?

Te them te verteten, mora pjese sepse doja qe te beja nje ndryshim te madh ne jeten time. Por, nuk ka qene vetem iniciativa ime qe te merrja pjese, pasi edhe babai im bashke me shoqen e ngushte, me kane shtyre qe te merrja pjese.

Megjithese jeni shume e re, keni nje ze shume potent, e keni trasheguar nga dikush apo dhurate e Zotit?

Po, mbase zeri im eshte dhurate e Zotit. Nena ime ka studiuar rreth 6 vite violine kur ka qene femije, por kaq eshte e gjitha. Prej saj kam trasheguar veshin muzikor.

Ne kompeticionin "The Voice" u renditet e treta, u zhgenjyet? Prisnit me shume?

Ne fakt nuk mund ta quaj zhgenjim. Pretendoja edhe per vendin e pare, perderisa arrita te jem finaliste, por s'ndihem keq as me vendin e trete, madje mendoj se ishte gjeja me pak e rendesishme per mua. Kryesorja ishte qe te arrija te performoja deri ne fund, dhe kjo u krye me sukses.

Mendoni se gjithcka ecen me drejtesi ne art, apo ka edhe miqesira?

Jo, nuk mendoj aspak se gjithcka ecen me drejtesi. Per fat te keq, ne art ndodhin shume fenomene te shemtuara, te cilat shpesh here nuk te lene as ta shijosh artin. Por, keto ndodhin kur gjerat jane ne doren e tjeterkujt dhe per sa kohe te jete keshtu, mendoj se sidomos ne te rinjte qe sapo e kemi nisur rrugen e artit, s'duhet t'ua veme veshin shume. Duhet te preokupohemi per gjerat qe varen nga ne, t'i realizojme ne me te miren e mundshme, sepse fundja, e vetmja gje e pagabueshme eshte vleresimi i publikut dhe ne pikerisht per publikun bejme muzike.

Para disa ditesh ju perfaqesuat Shqiperine ne "Champions League"-n e kenges ne Rumani, na thoni dicka me shume per kete aktivitet.

Ishte nje aktivitet me konkurrente shume te forte rumune. Me behet qejfi qe mora pjese, e per me teper qe u rendita e para ne kategorine "junior", kategoria qe une perfaqesova Shqiperine, duke qeme vetem 15 vjece. Ishte nje eksperience shume e bukur dhe mendoj se cdo eksperience eshte e vlefshme.

Sa ka ndryshuar jeta juaj tani, nga momenti qe jeni bere e njohur?

Kam angazhime shume dhe mund te them me bindje, se jam drejt rruges per t'u bere dikush ne jete. Kam njerez qe me duan per ate qe kam arritur, dhe une realisht vleresoj secilin prej tyre, po punoj per pasionin tim me te madh dhe kjo me ben te lumtur. Nga ana tjeter, kam mesuar shume ane negative rreth realitetit njerezor, e qe mbase nuk eshte mire t'i provosh ne moshen time, sepse ne kete moshe eshte me bukur te mendosh se bota eshte nje fushe me lule, por jam e bindur qe keto do me sherbejne per t'u bere nje njeri me i forte dhe gjithnje me e zonja ne te ardhmen. Pra, mund te them se jam rritur si artiste dhe si individ.

A do ju shohim se shpejti ne ndonje festival?

Asnje plan konkret qe mund ta bej publik deri tani, por me pelqen te jem aktive, prandaj them se do kete prurje nga une, ne festivale.

Si eshte dita e nje vajze 15-vjecare?

Gjate kohes qe nuk kam angazhime, eshte nje dite si e te gjithe moshatareve te mi. Shkolle, mesime, pak kendim pasdite dhe kaq e gjitha. Ndersa, kur kam angazhime, jam sa ne nje qytet ne tjetrin, gjithmone duke punuar dhe mund te them pa frike qe humb me kohen. Mund te hyj ne studio diten, e te dal naten pa e kuptuar.

Po shoqeria juaj ju mungon, duke qene se ju tani jeni shume e ngarkuar me te tjera angazhime?

Nuk jam shume tip social, dhe e kam pak te veshtire t'u besoj njerezve. Dua te them se kam vetem 2 miq vertet te ngushte, te cileve mund t'u besoj gjithcka, sepse kam 10 vite qe i njoh, pra jemi rritur bashke. Ndersa, me pjesen tjeter mbaj raporte te aferta, por edhe kur kam pasur kohe me bollek.

A keni humbur disa nga miqte tuaj, gjate kesaj periudhe?

S'kam qene shume e dhene pas tyre, pra ky fakt nuk ka ndryshuar shume tek une. Sa per miqte e ngushte, ata me shoqerojne gjithmone neper evenimente, te pakten ne shumicen e tyre dhe nuk me lene hapesire qe t'ua ndjej mungesen. (Qesh)

Cili eshte personi qe i dedikoni suksesin tuaj?

Absolutisht gjyshes sime. E kam theksuar dhe do e ritheksoj gjithmone.

Dhe cila eshte kengetarja qe ju e keni idhull?

Une degjoj me shume grupe te viteve '70, '80, '90, ku jo lehtesisht do te mund te vecoj "Led Zeppelin", "Guns n' Roses" dhe "W.A.S.P.".

A vazhdoni te keni miqesi me konkurrentet e tjere te "The voice"?

Po, sigurisht qe vazhdoj te kem miqesi me konkurrentet e tjere, kuptohet, jo me te gjithe, por me disa prej tyre takohemi shpesh.

Cilat jane projektet tuaja me te aferta per sezonin e ri, qe do te nisi ne shtator?

Deri tani, i sigurt eshte vetem lancimi i kenges sime te re dhe pjesemarrja ne festivale nderkombetare. Per projekte te tjera do te flas ne momentin, kur vertet te jene te sigurta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›