E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli per mishin, nis punen task-forca

Task-forca e Bashkise se Tiranes per kontrollin e tregut te mishit, ka nisur aksionin ne terren per te kontrolluar kushtet higjieno-sanitare, ne te cilat theren bagetite. Sipas nenkryetarit te bashkise, Petrit Vasili, do te eliminohet therja apo tregtimi i mishit ne rruge, per te cilen eshte angazhuar Policia Bashkiake. "Jane marre ne site 76 aktivitete, te cilat kishin patur dokumentacion. Pozitiv ka qene reagimi i 18 prej tyre qe jane regjistruar, per te tjerat java qe vjen do te jete nen monitorim te rrepte. Policia Bashkiake ka marre urdhrin e prere, qe te gjithe ata qe kryejne therje ne rruge, jashte cdo kushti, ne rrezik te shendetit publik dhe njekohesisht ne menyre te shemtuar, me ta do te behet largimi i menjehershem nga keto vende, me mirekuptim apo edhe forcerisht", - tha Vasili.

Sipas tij, te gjithe ata subjekte, te cilet duan te ushtrojne aktivitetin e tregtimit te mishit, me pare duhet te plotesojne kushtet higjieno-sanitare, e me pas nese plotesojne parametrat, te regjistrohen ne zyrat e Bashkise se Tiranes, ne menyre qe te konsiderohet aktivitet i licencuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›