E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gecaj: 5 shkolla me probleme ne infrastrukture

Pese shkolla ne Tirane, rrezikojne te mbyllen dhe te mos presin nxenesit e tyre ne 10 shtator. Carja e mureve, lageshtira, mungesa e dritareve dhe dyerve, mungesa e higjienes, jane disa nga problematikat qe paraqesin shkollat 9-vjecare ne Tirane, ne qender dhe periferi te kryeqytetit. "Ne rast se ne keto shkolla nuk do te kete permiresim te gjendjes dhe te kushteve higjieno-sanitare, sic kerkohet ne rregullore, ato shkolla nuk do te hapen ne shtator, nga ana e inspektoratit sanitar. Eshte shkolla "Kongresi i Lushnjes", shkolla "Ahmet Gashi", shkolla "Siri Kodra", shkolla "Niket Dardani" dhe shkolla speciale per femije me aftesi te kufizuara "Luigj Gurakuqi", - thote Mhill Gecaj, drejtor i drejtorise se shendetit publik, Tirane. "Per here te pare, - thote Gecaj - te gjitha shkollat e sistemit parauniversitar do te pajisen me nje certifikate, nese i kane plotesuar te gjitha kushtet apo jo. Te njejtat monitorime po behen edhe ne kopshte e cerdhe, per te pare situaten ne te cilen paraqiten ne fillim te vitit akademik, edhe per keto institucione te sistemit parashkollor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›