E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen personazhet reale te romanit "Njeriu me top", te Dritero Agollit



"Me 8 shtator 1943, gjermanet zune garnizonin e Korces, repartet e dislokuara ne Pogradec, ne Leskovik e afer kufirit greko-shqiptar. Ne Korce, gjermanet pushkatuan shume oficere, midis te cileve edhe mikun tim, nentogerin Bonafedi nga Roma. Gjithashtu, 17 ushtare dhe rreshteri Karli nga Koparo, shkuan ne gryken e pushkes, sepse nuk kishin dashur t'i bindeshin urdhrit te dorezimit. Une, se bashku me nentogerin Piponci nga Pietragala (Potenca) e rreshterin Italo Rizi nga Roscino (Salerno), si dhe 37 ushtare te armatosur deri ne dhembe, lame fshatin e Mborjes, fare afer Korces, ku kishim qene deri atehere, dhe u bashkuam me partizanet. Pasi kishim pershkuar fushen e Korces, ne afersi te Boboshtices, u ngjitem ne malet ne drejtimin e kundert dhe mberritem ne Voskopoje. Atje takuam partizanet. U vume ne dispozicion te gjithe me armatimet individuale, e per me teper edhe disa kaseta me predha mortajash 81 mm. Partizanet nuk bene asnje perpjekje per te na carmatosur.

Qeme strehuar prane kazermave e barakave qe me pare u perkisnin karabiniereve. Takova aty disa oficere, tashme ne sherbim prane Gjykates Ushtarake te Korces, togeret Falko, Celi e Karfanja. Kishte mjaft ushtarake te cileve u drejtohej ne menyre te vecante propaganda e agjitatoreve komuniste shqiptare.

Nderkohe qe gjendesha akoma ne Voskopoje, nje dite erdhi kreu i famshem partizan Riza Kodheli, i cili me propozoi qe, bashke me togerin Di Falko e rreshterin Rizi, si dhe me gjithe kompanine, t'i bashkohesha batalionit partizan "Tomorri", qe komandohej prej tij. Riza Kodheli me pyeti nese dija te perdorja mortajat dhe, si mori prej meje pergjigje pohuese, me besoi te vetmen mortaje 81 mm qe dispononte batalioni, si dhe nje skuader partizane per mbrojtjen nga afer te armes. Bashkepunonin me mua edhe oficeret e ushtaret italiane qe permenda me siper, pas pranimit per t'u rekrutuar ne radhet e batalionit "Tomorri". Municionet e disponueshme per mortajen, ishin ato qe kishim sjelle ne me vete. Kodheli ishte nje komandant guerriljesh i lindur, per te cilin kjo lloj lufte ishte ceshtje jete.

Nisi keshtu aventura ime e gjate bashke me partizanet shqiptare. Batalioni "Tomorri" me grupin e artilerise (sic e quante Kodheli mortajen e tij te vetme), filloi ekskursionet e shpejta ne rajonin e Korces e te Kolonjes. Aksioni i pare qe ndermorem ndodhi ne afersi te fshatit Polene, ku u sulmuam nga nje formacion patrullimi gjerman. Gjate luftimit, komandanti me urdheroi te qelloja me mortaje, ndersa batalioni po mundohej t'i ndalonte gjermanet me nje zjarr te dendur pushkatar. Sheshova mortajen ne nje pozicion qe zoteronte luginen ku kishte zene vend armiku, dhe nisa te jap disa goditje me mortaje. Rezultati ishte shume me i madh nga sa pritej, sidomos per efektin psikologjik qe paten goditjet e mia ne moralin e partizaneve. Armiku u terhoq. Nga ana jone nuk pati humbje, ndersa gjermanet lane ne fushen e luftimit disa te vdekur. Per me teper, partizanet zune kater rober, te cilet me urdher te komandantit u pushkatuan menjehere dhe u zhveshen nga rrobat. Pas ketij suksesi, Riza Kodheli dhe gjithe partizanet e batalionit shprehen admirimin e tyre ne drejtimin tim me terma entuziaste, te tilla qe vetem njerez te pagdhendur mundnin te shprehin.

Konsiderata e larte per mua u rrit jashte mase ndonje jave me vone, kur, me disa goditje te matura mire, i rashe ne koke nje fshati te vogel ne afersi te Ersekes, te zene nga ballistet, armiq te Riza Kodhelit, duke i shtrenguar ata t'ia mbathnin nga syte kembet. Plaku kercente perpjete nga gezimi. Pasi hyri ne fshat dhe dogji disa shtepi te kundershtareve te vet, ai me ftoi mua dhe italianet e tjere te hanim me te. Menjehere pas kesaj u nisem per Shtemnice. Ishte nje mbasdite e qarte me diell. Ishim duke pershkuar nje lendine qe shembellente me nje kopshet japonez, kur u sulmuam nga nje formacion gjerman. Ushtari Xhuzepe Mileti, qe ishte ne pararoje, u gjend i pari nen bresherine e plumbave te nje patrulle armike. Hapi zjarr menjehere, vrau dy gjermane te patrulles, por mbeti edhe per vete i vrare, duke marre nje plumb ne balle. I gjithe batalioni u angazhua ne nje aksion luftarak te ashper, ne te cilin mora pjese edhe une me mortajen time. Armiku u detyrua te braktise fushen e betejes. Trupi i heroit Mileti, pasi ju bene nderimet ushtarake, u transportua me mushke ne Cemerice, fshati i lindjes se Riza Kodhelit, dhe u varros ne qafen e Martes.

Pas disa ditesh pushimi ne Cemerice, u drejtuam nga veriu dhe, duke kaluar lumin Devoll, arritem ne zonen e Mokres. Batalioni thuajse u rrethua nga gjermanet. Shpetuam me mundim, duke u kthyer mbrapa e duke kaluar serish Devollin. Gjate kthimit, togeri Di Falko u ngaterrua e mbeti menjane. U kap rob nga gjermanet, por sic mora vesh me vone, nuk u pushkatua, duke mos u njohur nga askush si oficer. Arriti te arratisej dhe te bashkohej serish me partizanet ne Voskopoje, por gjate spastrimit tjeter armik mbeti i plagosur rende. Te paqarta me mbeten edhe lajmet per fatin e metejshem te tij. Une nuk e ripashe me.

Duke i shpetuar rrethimit te gjermaneve, batalioni "Tomorri" pershkoi gjere e gjate zonat e Skraparit e te Tomorices dhe zhvilloi beteja te ashpra kunder forcave balliste. Ne afersi te Mirasit, nje goditje e mortajes sime nxori jashte luftimit shtate balliste, duke nxitur entuziazmin e Kodhelit. Ky aksion provokoi nje spastrim te ri, te ekzekutuar bashkerisht nga gjermanet dhe ballistet, ne vijim te te cilit u zhvendosem serish ne zonen e Korces, e prej aty, deri ne afersi te Permetit. Vazhduam te endeshim neper male me dite e me jave, te ndjekur nga gjermanet, te cilet nderkohe kishin filluar "Operacionin e Dimrit", te shtrire ne te gjithe rajonet e Shqiperise".

Ne ditet e para te gushtit erdhi ne Cepan, komisari i Brigades se 2-te, Vasil Konomi, me urdhrin e transferimit tim prane kesaj brigade, qe e kish bazen e saj ne Vithkuq, fshat malor afer Korces. Nje urdher i njejte ishte perpiluar edhe me pare per togerin Belodi. Midis Cepanit dhe Vithkuqit eshte nje largesi prej rreth 40 km. Por, pjesa e fundit e rruges sone, pas Panaritit, shkonte permes nje pylli te dendur ne ngjitje te vazhdueshme, deri ne qafen e Kumbulles. Arritem ne Vithkuq nga darka, pas nje rropatjeje te lodhshme. Dhe me kujtohet, si nje e papritur per mua ate kohe, qe fshati ishte i ndricuar me drite elektrike.

Komandanti i Brigades se 2-te, Beqir Balluku, ishte nje kapobande tipike shqiptare: oportunist dhe i eger, i zoti sa s'ka per te ndjekur personin; ai shprehte keshtu instiktet sekrete te races se vet. Lufta e shqiptareve kunder turqve, per shekuj ka qene nje rrokullime e vazhdueshme reprezaljesh te egra e te pergjakshme. Prej shekujsh vetem ky instikt, i pandrydhur, ka qene ne baze te jetes se shume shqiptareve. Menyra e tyre e te kuptuarit e te zhvilluarit te luftes partizane, ishte tregimi me i mire i ketij instikti dhe rrethanat aktuale, tek e fundit te jepnin te kuptoje bazen me te pershtatshme per vleresimin e tendencave te ketilla. Gjate okupacionit italian, Beqir Balluku kishte ndjekur shkollen per nenoficer, duke dale prej saj me graden e rreshterit. Me pas ballistet i kishin vrare nje vella. Tani qe ishte bere komandant, ai po u kthente borxhin atyre. Ishte tek e fundit hakmarrja e gjakut, qe percillet nga brezi ne brez dhe qe ne mendjen e tij gjente nje perligjje logjike, te lindur mbi traditat e te themeluara nga te paret e tij.

Kur komisari i brigades me njohu me te, u gjenda perballe nje mesoburri te dobet shtatlarte, me sy te zinj, te vegjel e te levizshem si te shqarthit dhe nje buzeqeshje pertallese mbi buze. Mbante krahaqafe nje dylbi dhe nje cante me harta topografike. Me beri disa pyetje mbi partizanet e mi te meparshem e pastaj me ftoi t'i hidhnim nje sy rrafshit te Korces. Dolem dhe u vume ne rruge jashte fshatit, tatepjete malit. U bashkua me ne edhe togeri Belodi. Balluku ecte perpara me hap elastik, si nje dre. Ne mezi e ndiqnim. Ne nje cast ndaloi, nxori nga canta nje harte topografike dhe, duke ia treguar Belodit, tha: "Ne jemi ketu. Ti me mortajen tende duhet te godasesh gjithe fshatrat e rrafshit ne dore te ballisteve!". Ishte qesharake e absurde qe, me nje mortaje te vetme e me njezet predha, ai mendonte te godiste gjithe rrafshin e Korces. Belodi bente gjoja sikur miratonte.

Gjate muajve te gushtit, te shtatorit e te tetorit 1944, morem pjese ne aksionet partizane qe Brigada e 2-te, se bashku me Brigaden e 20-te, ndermori ne rajonin e Korces. Shtabi i Pergjithshem i kishte ngarkuar Beqir Ballukut dy detyra kryesore: te pengonte levizjet e autokolonave gjermane pergjate rruges Follorine - Korce dhe te sulmonte fshatrat e rajonit te Kolonjes te zene nga ballistet. Ne plotesimin e ketyre detyrave mortaja e Belodit beri me te vertete mrekulli. Balluku duhej te kish kuptuar qe konsiderata e larte qe miku im kishte patur prane batalionit "Tomorri" te Riza Kodhelit, ishte plotesisht e perligjur. Goditjet e tij te matura mire ndihmuan per te shkaktuar humbje te ndjeshme ne autokolonat gjermane qe vinin nga Follorina, sic ndodhi prane Bilishtit, gjate rruges Korce-Pogradec dhe ne Qafe Thane, afer liqenit te Ohrit, ku eshte bigezimi qe te con ne Elbasan dhe ne Struge. Aksionet shpaguese kunder forcave balliste u ekzekutuan ne disa fshatra te rajonit te Kolonjes, si ne Luaras, ne Gostivisht, ne Borove, ne Rehove e ne Prodan, gjithnje me ndihmen e cmueshme te mortajes se togerit Belodi"...

(Fragment nga libri me kujtime "Lufta ime me e gjate: Shqiperi 1943-1948" ("La guerra più lunga: Albania 1943-1948"), me autor Franko Benantin, i sapobotuar ne gjuhen shqipe, nga shtepia botuese "Naimi")

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›