E Diel, 1 Nëntor 2026

Foto Strakosha, banori i ri i Gjirit te Lalzit



Temperaturat e larta qe kane pushtuar mbare vendin, kane bere qe shume personazhe "Vip" t'i drejtohen bregdetit. Nje pjese e mire e ketyre personazheve kane zgjedhur per te shijuar plazhet europiane, e ca te tjere prane brigjeve shqiptare! Nje nder keto eshte edhe legjenda e portes kuqezi, Foto Strakosha, me bashkeshorten e tij, Adelinen. Edhe pse tashme kane kurorezuar nje martese 30-vjecare, pas kaq vitesh ato shfaqen mbreselenes dhe me te njejten elegance, si ne fillimet e tyre. Harmonia dhe afersia me njerin-tjetrin, kane bere qe ato te jene ne qender te vemendjes gjate kesaj pasditeje. Foto Strakosha, tashme eshte bere banori me i ri i Gjirit te Lalzit, vijes bregdetare me te frekuentuar, ne keto dite te nxehta gushti. Edhe pse futbollisteve nuk u lejohet cigarja, tashme qe Foto nuk eshte me aktiv dhe nuk ben pjese ne strehen e tij te dashur, "fushen e futbollit", ia ka lejuar vetes kete "mekat te embel". Mesdita per Strakoshen dhe Adelinen ne Gjirin e Lalzit, ka vazhduar me disa zhytje ne det si dhe marrjen e rrezeve ne shezllon, duke ngrene misra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›