E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enrique trajner i ardhshëm i Barcelonës

Luis Enrique do të jetë trajneri që do të zëvendësoj, tanimë të larguarin Tito Vilanovan në krye të shtabit teknik të Barcelonës, shkruan Football Espana.

Sipas kësaj të përditshme spanjolle, ish trajneri i Romës ka një avantazh krahasuar me kandidaturat e tjera të tilla si Michael Laudrup (Swansea), Ronald Koeman (Feyenoord) dhe Ernesto Valverde (Athletic Bilbao).Kujtojmë se ish-reprezentuesi spanjoll, Enrique ka luajtur tetë sezone në ekipin katalonas, madje ka qenë edhe kapiten i ekipit.

Por, për të liruar trajnerin asturian nga ekipi i Celta Vigos, kampioni aktual i La Ligas duhet të paguajë rreth 3 milionë euro, aq sa është klauzola e largimit të tij të parakohshëm nga klubi./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›