Vazhdojnë spekulimet për pasardhësin e Vilanovës
Vazhdojnë spekulimet në mediat katalanase se kush do të pasojë Tito Vilanovën te Barcelona. Sipas lajmeve të fundit, Andres Villas Boas ka qenë i pari që e ka telefonuar skuadrën e Barcelonës.
Trajneri i Tottenhamit ka shprehur dëshirën e tij për të qenë trajner i Barcelonës.
Sandro Rosell në listë e ka futur edhe trajnerin e Liverpoolit, Brendan Rodgers.
Rosell i ka propozuar Zubizarretas trajnerin Rodgers për faktin se i pëlqen puna e tij me të rinjë dhe stili i tij i lojës që aplikon.