E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i mbytur një fëmijë 9 vjeç

Një fëmijë rreth 9 vjeç është gjetur i mbytur në plazhin e ri në Vlorë.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur mbytja, ndërsa dyshohet se i mituri ka humbur jetën gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det, shkruan noa.

Mësohet se kanë qenë pushuesit e rastit ata që kanë gjetur trupin e pajetë, duke kërkuar menjëherë ndihmë, por pa rezultat, fëmija ishte pa ndjenja.

Forca të shumta nga policia e qytetit bregdetar kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, si dhe për identifikimin e trupit të pajetë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›