Liverpooli fiton para 90 mijë tifozëve

Liverpooli e ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore. Skuadra e madhe angleze e mposhti skuarën e Indonezisë me rezultat 2 me 0. Në stadium ishin gati 90 mijë tifozë duke përgatitur spektaklin në Jakarta.
Coutinho në minutën e 10 realizoj golin e parë në ndeshje. Goli i dytë u shënua vetëm në minutën e 88 të ndeshjes. Pas një aksioni të bukur të nisur nga talenti Ibe, Sterling realizoj për 2 me 0. Në këtë takim u paraqit edhe kapiteni Stiven Gerrard.