E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet në përkrahje të Vilanovas

Largimi i Tito Vilanovas nga Barcelona për shkaqe shëndetësore ka shokuar botën e futbollit dhe sidomos ekipin nga ‘Camp Nou’. Lionel Messi zgjodhi rrjetin social Facebook për të shprehur mbështetjen e tij me mesazhin: “Forca Tito, jemi të gjithë me ty në këtë luftë”.

Ndërkohë, Andres Iniesta shpreh besimin se Vilanova do ta kalojë me sukses këtë betejë dhe shpreh gjithë dashurinë dhe mbështetjen për tifozët dhe skuadrën në këtë moment të vështirë.

Në këto momente të vështira për ekipin blaugrana dhe 44-vjeçarin, Reali i Madridit në faqen zyrtare shpreh mbështetjen për trajnerin, familjen e tij dhe klubin e Barcelonës.

Edhe Jose Mourinho, i shpreh gjithë mbështetjen e tij Vilanovas, duke i uruar shërim sa më të shpejtë. Ndërkohë, Alberto Contador kërkon që trajneri të gjejë forcë për ta mposhtur sëmundjen.

Solidariteti nuk mungon as nga përtej Atlantikut ku lojtari i Los Angeles Lakers, Pau Gasol thekson se gjëja më e rëndësishme në jetë është shëndeti dhe Vilanova do të luftojë në këtë moment të vështirë për ta kaluar këtë pengesë. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›