Ent rregullator për tregun e karburanteve
Vendimet e fundit të Autoritetit të Konkurrencës për mungesë transparence në tregun e karburanteve, si dhe privatizimi i ARMO-s, kanë sjellë propozimin e radhës nga ana e bizneseve. Grupi i bizneseve industriale, si më të prekurat nga tregu jokonkurrent i karburanteve, i kanë dërguar një letër Kryeministrit Berisha, duke i propozuar krijimin e një enti rregullator, i domosdoshëm në kushtet kur sektori i hidrokarbureve nuk funksionon sipas parimit të ekonomisë së lirë. Me anë të Konfindustrias, bizneset e kishin paraqitur më herët idenë e krijimit të entit rregullator të pavarur për monitorimin e tregut të karburanteve, por tashmë propozimet duken më konkrete. Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm i Konfindustrias, argumentoi krijimin e strukturës së re, e cila duhet të funksionojë pranë Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, ERE, sikundër ndodh në disa vende të rajonit dhe BE-së. "Pas vlerësimit edhe të Autoritetit të Konkurrencës për problematikën në tregun e karburanteve dhe sidomos pas vendimit të Këshillit të Ministrave për tregtimin e kufizuar të naftës së standardit D2, Konfindustria i kërkon vendimmarrjes politike të ndërmarrë hapin e domosdoshëm të radhës: krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve", shprehet Buxhuku. Sipas tij, enti do të jetë i vetmi mjet rregullator në duart e shtetit, pas shitjes së kompanisë publike të karburanteve ARMO, me anë të së cilit mund të ndikohet në uljen e pjesës së kostos shtesë së karburanteve të krijuara nga mungesa e elasticitetit të çmimeve të tregut vendor në krahasim me tregjet ndërkombëtare dhe rajonale. "Krijimi i entit rregullator nuk do të mund të lejojë mbartjen e kostos së kufizimit të tregtimit të naftës së standardit D2 në konsumatorët fundorë: qytetar dhe biznese", shtoi Buxhuku.
Monitorimi
Me kohë, nga ekspertë të ndryshëm është hedhur ideja e një enti rregullator për karburantet, por autoritet shtetërore e kanë hedhur poshtë kërkesën, me faktin se tregu paraqitet krejtësisht i liberalizuar. Bizneset prodhuese në vend nuk e konstatojnë këtë liberalizim dhe për këtë qëllim i kanë kërkuar zyrtarisht Kryeministrit Berisha që të marrë iniciativën për themelimin dhe funksionimin sa më parë të entit rregullator të karburanteve, ERK. Sipas bizneseve industriale, ERK-ja duhet të jetë një institucion i pavarur nga ekzekutivi, ose i krijuar në një departament të veçantë për karburantet, pranë Entit Rregullator të Energjisë, duke kryer dhe përmirësimet e nevojshme ligjore. Domosdoshmëria e krijimit të ERK-së shtohet më tepër "nëse vlerësojmë se Këshilli i Ministrave ka përcaktuar disa elemente rregullatore të shtetit në tregtimin e naftës së standardit D2, si mjet zbutës i pasojave të ardhura nga kufizimi i subjekteve tregtuese të karburantit të standardit në fjalë".
Cilësia
Ankesat e individëve dhe bizneseve nuk lidhen vetëm me çmimin e karburanteve, por edhe me cilësinë e tij. Në këtë pikë, Konfindustria ka përsëritur kërkesën e saj, që ekzekutivi të marrë masa për të vënë në punë sa më shpejt Inspektoratin Qendror të Cilësisë, për të luftuar realisht abuzimin e vazhdueshëm me cilësinë e karburanteve si "mënyrën kryesore të abuzimit në tregun e karburanteve me kosto të pallogaritshme prej qindra milionë eurosh për ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët shqiptarë".
Parashikimi, 20 USD
Nafta në bursa,
34 dollarë/fuçia
Në pritje të fillimit të javës, kur bursat nisin tregtimin, nafta regjistron nivelin më të ulët në vitet e fundit. Të premten e kaluar, në mbyllje të bursës së Nju Jorkut, nafta pësoi rënie me 5.5 për qind, duke u kuotuar për rreth 34 dollarë/fuçia (33,98). Rënia e çmimit të naftës vjen si rrjedhojë e reduktimit të kërkesës për të në këtë kohë krize. Për këtë qëllim, vendet eksportuese të OPEC parashikojnë një ulje të prodhimit me rreth 500 mijë fuçi në ditë. Ndërkaq, ekspertët japin një parashikim sa pozitiv, aq edhe të frikshëm. Çmimi i naftës mund të prekë kufirin e 20 dollarëve në një kohë tepër të shkurtër. Vlera e ulët e naftës në tregjet e huaja ka hyrë në muajin e tretë, ndërsa në tregun tonë çmimi i një litri ka mbetur i pandryshuar me 100 lekë që prej dy muajsh nga 150 që ishte në gusht të 2008-ës.