Ulja e temperaturave rrit çmimin e gazit në 150 lekë/litri
Ulja e temperaturave në ditët e fundit ka sjellë rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm. I ndikuar edhe nga mungesa e energjisë elektrike, rritja e kërkesës bëri të mundur që një litër gaz dje në qytetin e Fierit të shitet për 150 lekë nga 130 që ishte një muaj më parë. Probleme janë hasur edhe me pikat e paligjshme, ndaj të cilave janë vendosur 162 gjoba, si dhe masa të tjera ndëshkimore, në kuadër të mungesës së standardit të sigurisë.
Lidhur me çmimin e rritur me rreth 20 lekë për litër, qytetarët kanë deklaruar se e kanë të domosdoshme të blejnë edhe më shtrenjtë lëndën djegëse, për shkak se temperaturat kanë shkuar nën zero. "Nuk kemi korrent për t‘u ngrohur dhe gatuar. Kjo i ka shtyrë tregtarët të luajnë me ne, duke na çuar drejt blerjes së detyrueshme të gazit", u shpreh një banore e Fierit. Kërkesa në rritje për përdorim të gazit ka shtyrë edhe tregtarët e papërgjegjshëm të rrisin çmimin, duke përfituar edhe nga temperaturat e ulëta të këtyre ditëve.
Ndërkaq, në të gjitha pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm në Rrethin e Fierit mungojnë kushtet e sigurisë. Si rezultat i këtij konstatimi të kryer nga Reparti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi pranë Prefekturës së Fierit, janë prerë me dhjetëra gjoba dhe është marrë vendimi i bllokimit për shumë njësi tregtimi. Kreu i repartit, Xhevat Mërnica, tha për "Shqip" se "ka tregtarë që i rreshtojnë bombolat e gazit dhe depozitat e tyre në katet e para të pallateve. Ka njësi tregtimi që vijojnë aktivitetin e tyre shumë pranë qendrave të banuara. Ka me dhjetëra raste të tilla që përditë e më shumë rrezikojnë jetën e banorëve". Gjatë kësaj jave ka nisur kontrolli në të gjitha njësitë e tregtimit të gazit të lëngshëm. Në kuadër të këtij kontrolli janë prerë 162 gjoba për njësitë e tregtimit të gazit të lëngshëm që janë gjetur duke tregtuar gaz në kundërshtim me kushtet e tregtimit. Përveç gjobave janë prerë gjithashtu 6 akte bllokimi për këto pika tregtimi, si dhe një tregtar është çuar në ndjekje penale. "Ndërkohë që akt ndalese të tregtimit janë dhënë për 7 dyqane në Fier dhe 9 të tjerë në Patos", tha Viron Balla, kreu i Emergjencave Civile.