E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enti Rregullator i Energjise prezantohet kreu i ri Sokol Ramadani

Enti Rregullator i Energjisë ka tashmë një kryetar të ri.

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, bëri prezantimin e Sokol Ramadanit si drejtuesin e ri, të këtij institucioni.

ERE-ja është një institucion i rëndësishëm, i cili vendos për rritjen apo jo të çmimit të energjisë.

Ramadani ishte në detyrën e drejtorit të Operatorit të Transmetimit dhe një fakt i tillë dëshmon për njohuritë dhe aftësitë e tij të larta në fushën e energjetikës.

Aktualisht çmimi i energjisë propozohet nga kompania private çeke, CEZ e cila ka rreth 2 vjet që ka privatizuar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›