Banka Boterore Qeveria shqiptare ka realizuar reforma kyce
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Drejtoreshën e Bankës Botërore për Shqipërinë, Jane Armitage dhe delegacionin që e shoqëronte.
Ai i shprehu Armitage-s vlerësimin për bashkëpunimin me Bankën Botërore si edhe projektet e rëndësishme që po zbatohen në Shqipëri të financuara nga kjo bankë.
Kryeministri Berisha më pas u ndal në sektorët prioritar të cilët do të përbëjnë bazën e Dokumentit të Politikave për Zhvillim 2011-2014 si: vazhdimi i reformës së Pronësisë së Tokës, mbështetja për Arsimin e lartë me synimin e rritjes së cilësisë së tij, rritja e performancës dhe menaxhimit në sektorin e ujit të pijshëm si edhe kullimit e vaditjes, zgjerimi dhe intensifikimi i reformës së inspektimit si edhe ndërmarrjen e disa iniciativave të rëndësishme në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe Informacionit, të cilat do t’i hapin rrugën partneritetit Publik-privat në këtë fushë.
Gjithashtu, Kryeministri theksoi rëndësinë e mbështetjes së pushtetit vendor për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe rritjen e nivelit të mbledhjes së taksave.
Armitage nga ana e saj, vlerësoi shumë vëmendjen që qeveria i ka kushtuar zbatimit të këtyre reformave kyçe për vendin, të cilat do të mbështeten me financime të Bankës Botërore për kryerjen e investimeve të mëtejshme në këto fusha.