E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Hoxha i Fevziut digjet edhe në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Pas Kosovës dhe disa qyteteve shqiptare, libri “Enver Hoxha” i gazetarit Blendi Fevziu është grisur dhe djegur edhe në vendlindjen e ish-liderit komunist. Në një tubim të organizuar përpara ish- shtëpisë së oficerëve në qytetin e Gjirokastrës, anëtarët e Partisë Komuniste e kanë cilësuar librin si një fyerje që i bëhet jo Enver Hoxhës, por Gjirokastrës dhe mbarë Shqipërisë.

“Libri është kulturë. Po duke qenë se ky libër është i mbushur me gënjeshtra e intriga e me fjalë denigruese, nuk mbetet asnjë rrugë tjetër veç asgjësimit. Nuk ka qenë vetëm kërkesa e komunistëve djegia dhe grisja e tij, por e qindra qytetarëve që e kanë kërkuar këtë akt. Fevziu vetë është i djegur dhe si i tillë ai nuk mund të vijë në Gjirokastër”, janë shprehur komunistët.

Pasi e kanë grisur dhe vënë flakën librit, tubimi është mbyllur me thirrje kushtuar veprës së Enver Hoxhës.  / Entela Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›