Klos shperthen tritoli plagosen 3 persona

Tre persona janë plagosur rëndë pasditen e sotme pas shpërthimit të një tritoli për hapjen e një rruge në Klos. Të lënduarit janë Etmir Nura, Festim Gjeta dhe Fatjon Gjeta. Menjëherë pas ngjarjes ata janë transportuar me helikopter në spitalin ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas hetimeve të policisë tre personat e plagosur nga shpërthimi i sasisë së eksplozivit ishin duke hapur një rrugë nga bashkia e Klosit drejt fshatit Dars. Ndërsa një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke hetuar për zbardhjen e plotë të rastit.