E Diel, 1 Nëntor 2026

Enver Hoxhaj: 5 shtete të reja do njohin Kosovën

PRISHTINË- Kosovën pritet ta njohin edhe pesë shtete. Lajmi konfirmohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ka paralajmëruar se në javët e muajt e ardhshëm Kosovën pritet ta njohin vendet e reja , ndërsa shton se institucionet e vendit kanë marrë mbështetje të fuqishme nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues që gjatë vitit 2012 do të përfundojë mbikëqyrja e pavarësisë.

Minsitri Hoxhaj vlerëson se Kosova në arenën ndërkombëtare dhe në bashkëpunim rajonal do të përfaqësohet vetëm si republikë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta.

Hoxhaj në një intervistë për mediat ka vlerësuar se është e papranueshme heqja e emrit Republikë, ashtu si pretendon Serbia!

“Kosova në çdo paraqitje në arenën ndërkombëtare do të përfaqësohet me simbolet e saj shtetërore, me emrin republikë”,- ka thënë Hoxhaj.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›