Vrasjet e dy femrave shqetësojnë policinë

Një farmaciste mbeti e vdekur nga plumbat në zonën e Ish-Uzinës së Traktorit, nga persona ende të pa identifikuar, ndërsa një 25-vjeçare mbeti e vrarë në zonën e Komunës së Parisit.
Për sa i përket vrasjes së parë, policia bëri me dije se bashkëshortit i viktimës gati një muaj ishte shkëputur nga bashkëpronësia me një firmë produktesh detare, nga ku janë hedhur dyshimet e para. Ndërkohë, për vrasjen e dytë, policia ka marrë të dhënat e kamerave të një qendre biznesi, të cilat kanë filmuar gjithçka. Mësohet se dy persona kanë qëlluar në drejtim të Aleksandër Gocajt, 28-vjeç, ndërsa plumbat i morën jetën shtetases Megi Jokici, 25-vjeçare.
Jo zyrtarisht thuhet se pista kryesore është ajo e hakmarrjes ndaj 28-vjeçarit, shënjestër ndaj të cilit ishin plumbat. Dy persona janë shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Mësohet se Gocaj njihej për lidhjet e ngushta me Halit Dedjan Ish-efektivi i policisë nga Burreli, i cili u ekzekutua në nëntor të vitit 2010, në Tiranë.
Vrasja në Shkozë
Viktima në lagjen e Shkozës në Tiranë është Eleni Basho, 35-vjeç, nënë e dy fëmijëve, e cila është qëlluar me tre plumba, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori ose autorët janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe policia gjer më tani nuk ka një pistë të saktë për ngjarjen. Mungesa e ndriçimit, ka ndihmuar autorin për t’u larguar nga vendkrimi.
Pas mbërritjes së forcave të rendit, tre gëzhoja u gjetën në vendngjarje, çka do të ndihmojnë organet e hetimit për të zbardhur krimin. Gëzhojat prej 9 mm janë të një kalibri të rëndë për policinë, çka hidhen dyshime të forta rreth vrasjes. Policia përjashton pistën e grabitjes, pasi viktimës i është gjetur çanta që mbante në krah. Disa persona janë shoqëruar në komisariat, por deri më tani asgjë nuk dihet rreth ngjarjes.
Vrasja e dytë
Dy orë më vonë, në zonën mjaft të populluar “Komuna e Parisit”, u njoftua për një tjetër vrasje. Fillimisht mbetën të plagosur Aleksandër Gocaj si dhe Megi Jokiçi, 25-vjeç. Ata u transportuan me urgjencë në spital, por vajza ndërroi jetë tre orë më vonë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Vajza ka mbetur e plagosur në mënyrë aksidentale, pasi ishte duke parkuar automjetin e saj.
Ky është versioni paraprak i policisë, ndërsa për të lënduarin e dytë bëhet me dije se ai së bashku me shtetasin Genti Mara, kanë qenë një kazino pak minuta para krimit dhe dyshohet se ata kanë qenë shënjestra e atentatorëve. Autorët, pasi qëlluan disa herë, u zhdukën nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar forcave të rendit. Shpejtësia me të cilën udhëtonin, kanë bërë që të aksidentohen lehtë, por kjo nuk i ka ndalur që të largohen sërish. Hetimet për të dyja rastet vazhdojnë. /S.Lleshi/Start/
2012-02-03 16:36