Vrasja e laborantes në Tiranë, jepen dyshimet e para

Për sa i përket vrasjes së laborantes, Policia mendon paraprakisht se ajo mund të ketë lidhje me një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.
Për këtë arsye, hetimet janë përqendruar tek profesioni i saj si dhe tek biznesi i bashkëshortit. Firma ku punonte viktima merrej me pajisjet dentare, të cilat vinin nga jashtë vendit. Në materialet e importit sillej edhe një medikament i quajtur Lidokainë, thuajse e ngjashme me kokainën, duke sjellë edhe të njëjtin efekt.
Nga hetimet paraprake thuhet se ka dyshime të forta që firma porosiste sasi të mëdha të këtij medikamenti, por në të vërtetë mbërrinte kokainë e përzier me Lidokainë, e cila më pas përpunohej dhe bëhej veçimi i dy lëndëve. /Start/
2012-02-04 08:21