E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Tekat’ e motit, bora në veri bllokon komunat, shiu në jug përmbyt rrugët

TIRANË- Pavarësisht rritjes së temperaturave gjatë këtyre orëve të fundit mjaft akse në veri të vendit vijojnë të jenë të bllokuara nga bora duke izoluar dhjetra komuna e fshatra.

Në Pukë, 8 komuna vijojnë të jenë të bllokuara: aksi Fushë Arrëz-Kukës, ndërsa segmenti Pukë-Fushë Arrëz është i kalueshëm me zinxhirë. Komunat e Kukësit vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora, ndërkohë Kukës-Krumë, Morinë-Kalimash, kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, është i bllokuar bllokuar, ashtu sic edhe komunat e Hasit e Tropojës. Të bllokuara Ostren, Trebisht, Kala e Dodës, Lurës e Sllovë-Ostren. Në Aksin Peshkopi-Milot, kalimi bëhet me zinxhirë, ndërkohë Peshkopi-Librazhd, Peshkopi-Kukës, vijonë të mbeten të bllokuara.

Ndërkohë, që ne veri bora ka bllokuar një numër të madh aksesh rrugore dhe komunash, në jug reshjet e shiut kanë sjellë jo pak probleme. Rajoni Jug-Perëndimor është përfshirë nga një mot i keq e me reshje të dëndura shiu, që kanë rënduar situatën në rrjetin rrugor e vecanërisht në rrjetin e kanalizimit të ujrave të bardha në qytetet jugore.
(el.me/BalkaWeb)

Lidhje te tjera Det i trazuar në porte, tragetet vonesa me 7-8 orë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›