E Diel, 1 Nëntor 2026

Enver Petrovci: Ali Pashe Tepelena, roli kontradiktor qe e kam peng Izaura Ndoj



Rolet dhe mosha e kane bere te jete nje nder emrat e spikatur te kinematografise shqiptare. Ky eshte aktori Enver Petrovci, i cili ndan me ne disa momente mbi pjesemarrjen ne Festivalin e Filmit Shqiptare qe po realizohet gjate ketyre diteve ne Tirane. Ne nje interviste me "Koha Jone", Enver Petrovci rrefen sfiden me dy rolet ne dy filma artistik, ndjesite e te qenit aktor teatri si dhe pengun e karrieres artistike. Enver Petrovci, ka arritur nje karriere shume te suksesshme ne Teater neper mbare ish Jugosllavine duke u vleresuar nje nga aktoret me te famshem te asaj kohe. Interpretimet e tij ne film ishin gjithashtu shume te mirepritura duke arritur fame shume te madhe ne kinematografine ish jugosllave, kosovare dhe nderkombetare. Eshte nje nder themeluesit e deges se Artit Dramatik dhe Akademise se Arteve ne Universitetin e Prishtines ne vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi per te ligjeruar lenden e aktrimit ne kete Universitet dhe formon kuadro te reja te aktoreve ne Kosove.

Festivali i Filmit Shqiptare ju ka rikthyer ne arene me dy role. Ne filmin "Sekretet" me regji te Spartak Pecanit dhe me nje rol klasik tek filmi "Gomaret e kufirit"....?

Ne edicionin e 13-te te Filmit Shqiptare konkurroj me dy role teper specifik per nga karakteri. Tek "Gomaret e kufirit" kam nje rol klasik, ku luaj nje oficer jugosllav dhe them se do te kete impakt pozitiv tek publiku shqiptare.

Mendoni se ky konkurrim ne Tirane eshte nje sfide per ju si aktor?

Mendoj qe sfida eshte brenda lojes se aktorit ne cdo pjesemarrje. Nese nje aktori i jepet mundesia per nje rol qofte i vogel apo i madh, perballja me publikun eshte shume e forte.

Si e shikoni rikthimin e Festivalit te Filmit pas pese vitesh ne Shqiperi, nje film qe ka ndjekur traditen e prodhimeve kinematografike shqiptare nder vite?

E pres me pozitivistet kete rikthim te Festivalit te Filmit. Do te doja te ritakohemi te pakten njehere ne dy vite, pasi e meritojme si kinematografi shqiptare. Ne fakt, pese vite eshte nje shkeputje shume e madhe dhe filmat qe kane qene ne kohen kur jane xhiruar para pese vitesh kane qene hit, kane qene filma te fokusuar nga publiku, ndersa sot e kane humbur ate shikueshmeri te dikurshme pasi dhe koha ka ndryshuar shume.

Ju, konsideroheni si 'veteran' i kinematografise shqiptare ku keni jetuar mes dy vendeve te ndryshme. Si e shikoni zhvillimin e kinemase se Shqiperise dhe Kosoves duke ditur qe i keni prekur skenat e dy vendeve?

Mendoj se nuk po bashkepunojme sa duhet, sa e meritojme. Te gjithe fajesojne politiken, por ketu nuk ka te beje me politike eshte faji i vete artisteve qe nuk punojne me teper. Bashkepunojme, por shume pak dhe me raste artistet shkembejne vlerat dhe skenat e tyre mes dy vendeve. Mendoj se i vetmi faj i politikes eshte se ketu nuk investohet me teper, po te ishte investuar pak me teper do te kishim me teper bashkepunim. Ne kete rruge besoj se do te ecim gjate per tu bashkuar definitivisht si artiste shqiptare.

Karriera juaj artistike si aktor ka spikatur ne film dhe teater. Ju ku ndjeheni me mire?

Pa krahasim ne teater! Jo vetem une por cdo aktor ndjehet me mire ne teater pasi eshte me sfiduese, me provokative. Te jem i sinqerte merita ne film i takon regjisorit, producentit, skenaristit, por per aktorin me pak. Ndersa, teatri i takon aktorit dhe aktores. Ne teater pa nje aktor te talentuar nuk mund te besh asgje, ndersa ne film pa nje regjisor me ide dhe koncepte nuk mund ta realizosh filmin sic duhet.

Gjate gjithe karrieres artistike gama e roleve tuaja ka marre kthese gjigante! Deri me tani keni ndonje peng te pa realizuar, qofte ne teater apo film?

Kam pasur shume deshire per te vene ne skene Ali Pashe Tepelenen. Mendoj se eshte nje personazh interesant per teatrin shqiptar. Me kenaqesi do ta luaja si rol dhe do te investoja ne kete projekt. E kam hedhur si ide dhe ne Prishtine ka nisur nje regjisor te bej adaptimin e romanit te Sabri Godos "Ali Pashe Tepelena". Mendoj se i perngjaj Ali Pashe Tepelenes, me trup me moshe edhe e dua si personazh pasi eshte kontradiktor. Nese nje dite do te behej nje film serioz kushtuar kesaj figure, mendoj se do nominohej per "Oscar". Kur them per Ali Pashe Tepelenen mendoj per ambiciet boterore dhe jo shqiptare.

Cilat jane projektet tuaja ne vazhdim pas perfundimit te Festivalit te Filmit?

Kam ne dore nje tekst, njeri nga teatrot qe jane ne Tirane me ka ofruar te jem ne rolin e regjisorit. Shpresojme te realizohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›