E Diel, 1 Nëntor 2026

Malmstrom: Ligjet te votohen per Shqiperine, jo per qeverine

Ligjet e kerkuara ne raportin e Komisionit Europian, duhet te votohen nga opozita, pasi miratimi i tyre nuk i sherben vetem qeverise, por qytetareve shqiptare dhe integrimit. Pohimi eshte bere dje ne Tirane, nga Komisionerja Europiane per Ceshtjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom. Komisionerja ndodhet ne kryeqytetin shqiptar ne kuadrin e ministerialit te perbashket te BE dhe ministrave te brendshem dhe te drejtesise se Ballkanit Perendimor dhe dje, u prit ne nje takim ne kryeministri nga shefi i Qeverise, Sali Berisha.

Komisionerja Malmstrom, pohoi se arritjet e rendesishme gjate kesaj periudhe jane identifikuar dhe vleresuar nga Bashkimi Europian dhe jane reflektuar edhe ne raportin qe Komisioni Europian publikoi per Shqiperine, duke rekomanduar edhe statusin e vendit kandidat, pas miratimit te tre akteve ligjore qe kerkojne shumice te cilesuar ne parlament. Ne kete kontekst, komisionerja vleresoi se per miratimin e ligjeve te lidhura me integrimin, perfshi edhe tre ligjet e kerkuara ne raportin e Komisionit Europian, duhet te japin kontributin e tyre te gjitha forcat politike ne parlament, pasi miratimi i tyre nuk i sherben vetem qeverise, por qytetareve shqiptare dhe projektit te tyre, integrimit ne Bashkimin Europian.

Komisionerja Europiane rikonfirmoi mbeshtetjen e plote te Komisionit Europian ne te gjitha perpjekjet e Shqiperise, per te ecur me shpejtesi ne hapat e metejshem te integrimit europian. Ndersa Kryeministri Berisha e njohu komisioneren Malmstrom me perpjekjet, reformat e medha dhe arritjet e qeverise ne luften kunder krimit, korrupsionit, ne dixhitalizimin e procedurave dhe rritjen e transparences, ne arritjet e rendesishme persa i perket shtetit ligjor, por edhe ne fushen ekonomike, ku Shqiperia eshte nje nder vendet e pakta qe nuk hyri ne recesion. Ne takim u vleresua edhe vazhdimesia e procesit te reformes ne drejtesi, por edhe arritjet e rendesishme te policise shqiptare ne luften kunder krimit te organizuar, gjate kesaj periudhe. Berisha, e siguroi zonjen Malmstrom se qeveria shqiptare mbetet plotesisht e vendosur per te bashkepunuar ngushte me Komisionin dhe vendet anetare te BE-se, per te gjitha reformat e rendesishme, te cilat do te pershpejtojne ecjen perpara drejt anetaresimit ne BE, por njekohesisht e bejne jeten e te ardhmen e qytetareve shqiptare edhe me te mire e me te sigurt.

Kryeministri siguroi gjithashtu, se qeveria do te beje gjithcka per nje proces te zgjedhor te lire e te ndershem, duke shprehur besimin se me Kodin Elektoral konsensual, i cili ka trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe me vullnetin e forte te te gjithe forcave politike procesi i ardhshem zgjedhor do te plotesoje te gjitha standardet nderkombetare per zgjedhjet. Ne kete kontekst, qeveria shqiptare ka kerkuar zyrtarisht nga Brukseli, dergimin e nje numri sa me te madh te vezhguesve te zgjedhjeve. Me heret nje kerkese e tille iu be edhe zonjes Klinton kur ajo erdhi me 1 nentor ne Tirane.

Bashkepunimi

Qeveria shqiptare mbetet plotesisht e vendosur per te bashkepunuar ngushte me Komisionin dhe vendet anetare te BE-se, per te gjitha reformat e rendesishme, te cilat do te pershpejtojne ecjen perpara drejt anetaresimit ne BE, por njekohesisht e bejne jeten e te ardhmen e qytetareve shqiptare edhe me te mire e me te sigurt.

Takimi i ministrave te Brendshem

Berisha e ka falenderuar komisioneren Malmstrom per mbeshtetjen e vazhdueshme qe Komisioni Europian dhe ajo personalisht i kane dhene Shqiperise gjate kesaj periudhe. Kryeministri shprehu vleresim edhe per perzgjedhjen e Tiranes, per organizimin e takimit te Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky forum zhvilloi punimet e tij ne Shqiperi per dy dite me teme, "Ballkani Perendimor per Ceshtjet e Drejtesise dhe te Brendshme". Ne kete takim mori pjese Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom dhe kryeministri Berisha. Forumi u drejtua nga perfaqesuesit e Qipros, te cilet kane edhe presidencen e radhes se Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›