E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Zgjedhjet ne SHBA, leksion per Shqiperine

Zgjedhjet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ishin nje leksion per funksionimin e demokracise, ku garuesit me gjithe kontradiktat, ne fund i japin doren njeri-tjetrit. Menjehere pas shpalljes se rezultateve, ambasadori i SHBA ne Shqiperi, Aleksander Arvizu, i ka dhene nje leksion klases politike shqiptare, duke treguar shembullin qe duhet ndjekur per te pasur nje proces zgjedhor korrekt dhe te shpejte. "Shikoni se sa persona kane votuar, me shume se 106 milione votues. Per 98% te votave u deshen vetem 5 deri 6 ore per procesin e numerimit. Nuk u eshte dashur nje jave apo 10 dite. Mendoj se kjo eshte e rendesishme. Sigurisht qe ne Shtetet e Bashkuara ekzistojne disa avantazhe teknologjike, por e rendesishme eshte te ecet perpara me shpejtesi dhe me eficience, sepse nese nuk arrihet ne kohe shpallja e rezultatit, njerezit humbasin besimin", vuri ne dukje ambasadori SHBA.

Ne mesazhin e tij, ambasadori percolli nje tjeter mesazh te rendesishem, ate nje njohjes se rezultatit perfundimtar te perballjes elektorale. "Ju lutem, lexoni fjalimin e Presidentit Obama, por edhe ate te guvernatorit Romnei. Ju lutem rilexoni fjalimin qe Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton mbajti ne Parlament. Do te shikoni se sa te ngjashme kane qene te tre fjalimet. I pari ishte fjalimi i personit qe u zgjodh President i Shteteve te Bashkuara, i dyti nga ai qe humbi garen per tu zgjedhur President, ndersa i treti eshte mbajtur nga Sekretarja Klinton gjate vizites ne Tirane. Por qellimi i perbashket i ketyre fjalimeve eshte se zgjedhjet jane themelet e nje demokracie dhe ne to luftohet fort per te fituar, pavaresisht se ndonjehere nuk mund te jete shume bukur. Por kur vjen fundi, eshte vertete fundi", nenvizoi Arvizu.

Ambasadori theksoi se pavaresisht dallimeve qe politiken mund te kene mes njeri-tjetrit, qellimi i perbashket dhe thelbesor eshte qeverisja e mire e vendit. "Ishin mbi 106 milione amerikane dhe nuk votuan te gjithe per Barak Obamen, pasi shume prej tyre menduan se dikush tjeter do te ishte nje president me i mire. Por sikurse Presidenti tha, sikurse dhe Guvernatori Romnei, Obama nuk eshte President vetem i atyre qe e votuan ate. Ai eshte Presidenti i gjithe vendit, i te gjithe amerikaneve dhe te gjithe amerikanet kembengulin qe Obama te bej nje pune te mire dhe ky eshte detyrimi i tij. Kjo eshte ajo cka te gjithe amerikanet kuptojne dhe te gjithe respektojne. Puna per te qeverisur vendit nuk mund te behet vetem, por duhet te jete nje perpjekje e perbashket. Ashtu sikunder tha dhe Sekretarja Klinton, ajo dhe Presidenti Obama kane bashkepunuar, ashtu dhe te gjithe shqiptaret e duan vendin e tyre. Ashtu sic tha Presidenti Obama, zgjedhjet tashme kane perfunduar dhe tani nis qeverisja e vendit dhe nese te gjithe duan sukses, duhet qe te dy palet duhet te punojne se bashku", u shpreh Arvizu, gjate fjales se tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›