E Diel, 1 Nëntor 2026

Inflacioni ne renie, paguhet me pak per transport e internet Eglantina Nasi

Inflacioni eshte nje tregues makro-ekonomik i cili po shenon renie nga muaji ne muaj, duke qene keshtu ne perputhje me parashikimet e autoriteteve zyrtare ndaj tij. Nje dukuri e tille vihet re edhe pas te dhenave te publikuara rreth tij per muajin tetor te ketij viti, nga Instituti i Statistikave. "Ndryshimi vjetor ne muajin tetor eshte 2.4% (inflacioni), kur nje vit me pare ai ishte 3.0%", thuhet saktesisht ne kete raport. Duke iu referuar me detaje Indeksit te Cmimeve te Konsumit ne muajin tetor, ekspertet e INSTAT-it vene ne dukje, se ai ka shenuar vetem nje rritje modeste, prej +0.2% krahasuar me muajin e meparshem. Rritje kjo, e cila e krahasuar me ate te nje viti me pare, sic e vume re edhe me lart, ka qene ne shifra me te uleta. Cka do te thote ne terma praktike, se luhatshmeria e cmimeve te konsumit ne ekonomi, e cila perkon respektivisht me nivelin e treguesit te inflacionit, vertitet brenda parashikimeve te bera rreth ketij te fundit nga Banka e Shqiperise, perkatesisht deri ne nivelin 3-3.5%. Nderkaq, raporti i mesiperm i Institutit te Statistikave pohon edhe faktin tjeter se gjate muajit tetor, sherbimet per te cilat shqiptaret kane shpenzuar me pak para' kane qene perkatesisht transportet dhe komunikimet, te realizuara permes internetit. Konkretisht, raporti pohon se "indeksi i grupit 'Transport' ka shenuar nje ulje prej -0.1%", duke ia dedikuar kete dukuri uljes se cmimit te naftes ne nivelin prej -1.0 %, si edhe uljes se cmimit te benzines, perkatesisht me nivelin prej -0.5%. "Kurse indeksi i grupit 'Komunikimi' shenoi nje ulje prej -0.2%", shton me tej raporti i INSTAT-it, duke ia dedikuar kete, kryesisht uljes se tarifave te sherbimit te internetit nepermjet telefonise fikse me nivelin prej -1.4%. Nga ana tjeter, nje ze mjaft i rendesishem i uljes se Cmimeve te Konsumit ne muajin tetor, mesohet se ka qene edhe indeksi i grupit "Zarzavate, perfshire patatet", perkatesisht me nje ulje prej -4.1%. "Ketu mund te permendim uljen e cmimit te lulelakres me -30.5%, spinaqit me -26.0%, domateve me -15.7%, bishtajave me -13.5%, etj", perfundon raporti i lartpermendur i Institutit te Statistikave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›