Universitet, formula e listimit të fituesve për 2011
24/05/2011 Programet që kërkojnë mesataren më të lartë, MASH cakton hartuesit e provimit të parë
Shpallet lista zyrtare e kandidatëve që do testohen, si dhe kodet sekrete të identifikimit të tyre
Renditja e fituesve në universitetet publike që do të klasifikohen nga matura shtetërore e 2011-ës, do të vijojnë të përcaktohen sipas formulës tradicionale të maturës shtetërore (D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2], ku Ksh është koeficienti i shkollës, K1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe K2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje. Maturantët do të kenë mundësi që para caktimit të degëve ku duan të studiojnë të mësojnë të gjitha rezultatet e arritura në të katër provimet. Duk pasur këto rezultate, si të cilave u bashkëngjiten edhe llojet e koeficienteve edhe pikët e mesatares, maturantët vetëm mund të bëjnë një përllogaritje të rezultatit final që do të grumbullojnë për garën e pranimeve në universitete. Duke njohur këtë rezultat, ata do të kenë më shumë mundësi që të përzgjedhin ato degë të cilat sigurojnë një të drejtë studimi në strukturat publike pa rrezikuar humbjen e një viti. Sikundër ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, ekspertët pohojnë se maturantët apo kandidatët e tjerë që do të konkurrojnë për shkollat e larta publike gjatë këtij viti duhet të tregohen të kujdesshëm në përzgjedhjen e degëve. Për këtë renditja e këtyre 10 preferencave me të cilat do të nisë gara e pranimeve në universitete duhet të bëhet duke marrë për bazë jo vetëm rezultatet e arritura në të katër provimet e maturës. Për këtë ekspertët këshillojnë që për të arritur një rezultat sa më të lartë, pohohet se rol të veçantë do të luajë jo vetëm nota e arritur në të katër provimet, por dhe mesatarja e shkollës së mesme dhe llojet e koeficienteve Kështu, për degët më të kërkuara duhet të aplikojnë nxënësit që kanë jo vetëm mesatare të lartë të shkollës së mesme, por edhe rezultatet të larta në provime. Në dhjetë programet më të kërkuara, si fitues të fundit janë pranuar nxënësit me mesataren mbi notën 8. Konkretisht bëhet fjalë për degë si: stomatologji, farmaci, mjekësi e përgjithshme, inxhinieri ndërtimi, informatikë ekonomike, drejtësi, financë, shkenca politike, inxhinieri elektronike, psikologji. Konkretisht, cikli i pranimeve në universitetet publike do të çelet me fazën e përzgjedhjes së kandidatëve fitues pas datës 30 korrik, kohë në të cilën do të ketë përfunduar plotësimi i formularit të 10 preferencave. Të gjithë kandidatët do të hyjnë në këtë arë duke përzgjedhur dhjetë preferencat në rend zbritës duke filluar nga dega më e pëlqyer tek ajo më pak e pëlqyer. Referuar kësaj formule, edhe për këtë vit vlen rregulli se, edhe pse kandidatët do të renditin dhjetë degë, ata do të përzgjidhen si fitues vetëm në njërën prej tyre, e pikërisht në atë degë që renditet si preferenca më e lartë. “Fitues jeni vetëm në një program studimi në atë të preferencës më të lartë, edhe sikur të keni pikët e mjaftueshme dhe me renditje të kënaqshme për preferenca të tjera”, - saktësohet në rregullore.