E Shtunë, 31 Tetor 2026

Budim Berisha ekspozon në GAK

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 09:35

Më 26 maj, në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës, në orën 20.00, hapet ekspozita personale e piktorit Budim Berisha.

Budim Berisha i takon plejadës së artistëve, që në vitet e shtatëdhjeta barten mbi supet e tyre, themelimin e institucioneve shkollore por dhe kulturore, të cilat ishin thelbësore për zhvillimin dhe promovimin e artit pamor në Kosovë dhe më gjerë.

Është krijues që ka kaluar nëpër shumë faza eksperimentale për të arritur tek një pikture tredimensionale. Piktor që njëzetvjeteshin e fundit e ka kaluar, pothuajse, në heshtje të përgjithshme. Pjesa dërmuese e veprave që do të ekspozohen në dy katet e Galerisë, do të shijohen për herë të parë nga artdashësit tanë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur dy javë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›