E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëmbëdhjetë vjet ABC

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 09:33

Sot, e martë, më 24 maj, mbushen njëmbëdhjetë vjet që nga fillimi i punës së Kinemasë ABC. Kinemaja e vogël e qytetit, që ka një zemër të madhe për artdashësit dhe kineastët, në këto njëmbëdhjetë vjet ka mbledhur emrat e njohur të kinematografisë së vendit, asaj shqiptare, evropiane e botërore.

Edhe pas njëmbëdhjetë vjetësh, Kinemaja ABC vazhdon te jetë anëtare e rrjetit të kinemave evropiane ‘Europa Cinemas’ dhe Europa Distribution, dy prej institucioneve më të rëndësishme të kinematografisë në Evropë sot. Kjo lidhje e fuqishme, ka ndihmuar që filmi nga pothuaj çdo vend i Evropës t’i ofrohet publikut kosovar, duke e bërë atë më të hapur ndaj botës së artit.

Në një komunikatë të lëshuar nga KDSHF ‘Genci’, thuhet se në rrugëtimin e saj njëmbëdhjetë vjeçar, Kinemaja ABC ka kaluar një periudhë të vështirë dhe të rëndë të përballjes me numër të vogël të shikuesve, jo për mungesë të vlerës e as filmit me vlerë, por për shkak të ndikimeve të jashtme.

“Për njëmbëdhjetë vite ‘konkurrenca’ e vetme e jona ka qenë pirateria, që e ka dëmtuar rëndë imazhin e kinemasë duke e pamundësuar shijimin e vlerave në ekranin e madh. Kjo dukuri vazhdon te jetë një luftë e egër në Kosovë për mungesë të zbatimit të ligjeve”, thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›