Mediat instrument i fuqishem per mbrojtjen e te drejtave te njeriut

Per te katerten here me ftese te Deutsche Welle-s mblidhen politikane eksperte dhe gazetare ne kete forum ne Bon. Kesaj radhe do te diskutojne temen Te drejtat e njeriut dhe globalizimi - sfidat per mediat.
Hans-Juumlrgen Beerfeltz sekretar shteti ne ministrine per Bashkepunim dhe Zhvillim do te shpjegoje konceptin e qeverise federale per kete ceshtje. Konceptin e ka prezantuar pak dite me pare edhe ne Berlin.
Te drejtat e njeriut percaktojne qendrimin ndaj partnereve Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hans-Jrgen Beerfeltz
E reja eshte para se gjithash qe orientimi drejt mbrojtjes se te drejtave te njeriut eshte nje obligim dhe sfide e cila do te jete edhe si parameter veprimi per qeverine gjermane dhe organizatat nderkombetare ne kontaktet me vendet partnere. Ne duhet te shikojme me nje vemendje te posacme realizimin e te drejtave te njeriut thote ai.
Obligimet e shteteve per mbrojtjen e te drejtave te njeriut jane nje shembull i mire i mundesise se veprimit por shpesh eshte veshtire te kontrollosh zbatimin e tyre. Kushtet njerezore per pune nuk ekzistojne ne shume vende. Mbi 1500 pjesemarres nga rreth 100 vende do te debatojne mundesine e veprimit me efikas te mediave ne kete lemi.
Drejtori i Pergjithshem i DW-se Erik Bettermann pohon se mediat mund te japin nje kontribut te fuqishem per mborjtjen e te drejtave te njeriut. Lindja e formave te reja te komunikimit permes internetiti i ben mediat me sociale dhe me demokratike. Por rendesine e krijimit te nje shoqerie te hapur e tregon edhe shembulli i fundit me gjendjen ne Siri.
Siria si shembull i keq Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Erik Bettermann
Rasti i Sirise na deshmon shume qarte se ku jane kufijte e gazetarise qytetare dhe cfare do te thote kur gazearet profesioniste nuk mund te raportojne nga vendi i ngjarjes. Ne kemi vetem informata te pjesshme per gjendjen ne Siri. Informacionet tona jane vetem fragmente pjese te vogla te nje teresie. Nuk mund te verifikojme dhe shpesh nuk mund te kuptojme gjendjen. Qeveria e Sirise ka penguar prej fillimit ne menyre sistematike mediat nderkombetare ne raportimet e tyre. Ndersa mediat e Sirise jane te kontrolluara. Njohurite tona jane te kufizuara dhe kjo eshte absolutisht e papranueshme thote Joel Simon drejtor i Komiteti per Mbrojtjen e Gazetarise i cili poashtu do te prezantohet ne kete forum.
Te pranishem pritet te jene edhe i ngarkuara i qeverise gjermane me te drejtat e njeriut Markus Loumlning sekretari i pergjithshem i Keshillit te Evropes dhe kryetari i Komitetit norvegjez per cmimin Nobel Thorbjorn Jagland dhe shume te tjere.
Deutsche Welle do te prezantoje shume pjese te forumit. Ne fokus jane te drejtat elementare te njeriut ne vitin 2011 e drejta per jete e drejta per pune banim ushqim te drejtat e grave etj.
Autor Ulrike Mast-Kirschning / Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani