E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipja para Buzukut botohet biografia e Shuteriqit

Gjuha shqipe rezulton e shkruar që në shekullin e 6-të e të 7-të, pra shumë shekuj më herët se “Meshari” i Gjon Buzukut. Me këto fakte Dhimitër Shuteriqi pasuron në mënyrë të pamohueshme shkencën e shqipes në një studim me titull “Dëshmi parabuzukjane të fjalës shqipe”. Gjuhëtarët mundësuan publikimin për herë të parë të këtij libri 8 vjet pasi Dhimitër Shuteriqi është ndarë nga jeta.

“Të paktën që nga shekulli i VI, VII periudhë kur shqipja fillon të dallohet si gjuhë bijë e ilirishtes. Këto fakte, profesor Shuteriqi me një punë gjysmë shekullore i ka përmbledhur në një dokumentacion në disa gjuhë si latinisht, greqisht, gjuhë sllave, osmanisht. Arrin rreth 1600 fjalë prej të cilave 980 janë të sigurta që mund të shpjegohen mirë me shqipen”-thotë gjuhëtari, Jorgo Bulo.

Dalja në dritë e  studimit të Shuteriqit përkon edhe me një biografi të veçantë nga studiuesja Feride Papleka. Ajo ka arritur që figurën e tij ta krijojë përmes bisedave të drejtëpërdrejta me vetë Shuteriqin.

“Ishte një nder shumë i madh që nuk i jepet çdo biografi që unë mora kujtimet nga goja e tij. Ka një përgjegjësi të madhe nga ata që janë studiues dhe njohin veprën e tij për të nxjerrë në pah vlerat, në mënyrë që lexuesi ta zbulojë përsëri të përmbledhur, jo të shpërndarë siç e ka ai veprën e tij”-thotë Feride Papleka, studiuese.

Biografia për Dhimitër Shuteriqin bazohet edhe në dokumenta të studiesëve të tjerë shqiptar dhe të dy librat plotësojnë një tjetër boshllëk  për këtë penë të gjuhës shqipe.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›