E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Zymberi, heroi i bashkimit të Kosovës

25 korriku 2011shënoi ditën e bashkimit të Kosovës dhe dha mesazhin përfundimtar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, tha kryeministri Hashim Thaçi në dy vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymberi.

Me Himnin e Kosovës dhe me një minutë heshtje ka filluar akademia përkujtimore për të nderuar Heroin e Kosovës, Enver Zymberi, në dy vjetorin e rënies.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se deri 2 vjet më parë një pjesë e Kosovës ishte peng i strukturave ilegale që nuk njihnin institucionet legjitime të Kosovës, të cilat përgatisin terrenin për ndarje të Kosovës. Thaçi tha se fal guximi dhe sakrificës të Njësisë speciale të Kosovës, pikat kufitare 1 dhe 31 janë nën kontroll të Policisë së Kosovës edhe pse sot ballafaqohemi me sfida. 25 korrikun e vitit 2011 ku ra hero Enver Zymberi, Thaçi e quajti ditë të bashkimit të Kosovës.

“ Rënia e tij është rënie që ngriti vlerat e moralit qytetarë. Pas asaj date Kosova ka hyrë në një fazë të re të zhvillimeve politike dhe instiuticionale dhe pas asaj dite edhe bota ndryshoi në raport me Kosovën. Bota filloj të kuptojë qëndrimin dhe sakrifikimin tonë dhe kuptuan se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, duke u vënë në lëvizje edhe bashkësia ndërkombëtare dhe rritën ndjeshmërinë ndaj gjendjes së veriut të Kosovës”, tha kryeministri Hashim Thaçi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se Enver Zymberi ra në krye të detyrës së shenjtë të zbatuesit të ligjit, në betejë për të ruajtur rendin kushtetues dhe për të zbatuar ligjin në tërë territorin e vendit.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha se Enveri do të mbetet një shtyllë e shtetit modern të Republikës së Kosovës tha drejtori Maxhuni.

Në përvjetorin e dytë të rënies heroike të policit të Njësisë Speciale ROSU, Enver Zymberi, ishin të pranishëm zyrtarë të lartë nga jeta politike kosovare , kolegë të tij nga Policia e Kosovës dhe qytetarë.

Në orët e paradites, zyrtarë të lartë të vendit kanë bërë kanë vendosur kurora me lule mbi varrin e heroit të Kosovës si dhe kanë vizituar familjen e tij në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Polici Enver Zymberi është vrarë gjatë aksionit policor të vitit të kaluar, për futjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›