E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSHDK kundër themelimit të komunave të reja

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë së Kosovës, për të krijuar komuna të reja, janë të pabazuara në ndonjë koncept të mirëfilltë zhvillimor dhe ekonomik dhe si të tilla janë politizuar. Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, (PSHDK), është për një ndarje administrative të pushtetit në Kosovë, të bazuara në konceptet moderne të zhvillimit të ekonomisë dhe decentraizlimit të pushtetit dhe jo ne koncepte unilaterale të grupeve të caktuara apo interesave politike të ditës.

Mirëpo, të krijohen komuna të reja dhe të ndahen fshatra nga komunat ku kanë gravituar, me një vendim arbitrar të qeverisë, për ne është një politikë e pa mençur dhe që do të ketë një konsekuencë negative, si në zhvillimin ekonomik të vendit, po ashtu edhe në aspekte të tjera. Kjo tentativë e qeverisë, do të krijojë vetëm kaos në këto hapësira dhe komunat që preken nga këto vendime, thotë kumtesa e PSHDK-së dërguar medieve.

Ne mendojmë se në këtë fazë ku gjendet Kosova, kur vendi është para zgjedhjeve lokale, qeveria e Kosovës nuk është dashur të merret me këto çështje që bëhen vetëm për marketing politik dhe kanë prapavija të pastra politike./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›