Florian Agalliu: Forca e pushtetit në Kallashnikov
Sot në mbrëmje në skenën e Teatrit të Metropolit vjen shfaqja komedi me titull Kallashnikov. Katër djem të rinj nën drejtimin e Florian Agalliut sjellin në skenën teatrore një nga kryeveprat e autorit Georgey Gabor. Kallashnikov është një shfaqje që bën një paralelizëm me realitetin shqiptar. Florian Agalliu i takon brezit të artistëve të rinj që dinë të sjellin diçka
të re dhe të bukur për publikun. I talentuar dhe me pasion për profesionin e tij, në këtë intervistë ai na rrëfen se si u mundësua ky projekt në skenën teatrore. I njohur dhe në serialin televiziv Komuna e Parisit, ai flet për eksperiencën e tij në këtë serial, por nuk harron që të falënderojë dhe të gjithë ata që e mbështetën në projektet e tij artistike. Vepra Kallashnikov do të jetë dy net ne skenën e Metropolit, në datat 4-5 mars. Për vetë subjektin dhe mesazhin që përcjell, pjesa është aktuale dhe e tillë që të bën të mendosh e ta shijosh në mënyrë që të prek direkt, dashje pa dashje. Një pushtet që përpiqet të mbahet me çfarëdolloj forme, lëshohet e rimerret. Madje ka moment ku pushtetin nuk e ka askush. E ndërtuar thelbësisht mbi bazën e simbolit, shfaqja luan me elemente që janë sa të prekshëm e konkretë, aq edhe metaforike në atë që duan të përcjellin. Edhe pse të izoluar ata janë në një luftë të përhershme mes tyre për pushtetin. Ata të gjithë e duan atë, grinden për të, derisa sytë kthehen nga çelësi Skenografia është realizuar nga Lirim Lila, kostumografia Flonja Kaba dhe interpretojnë: Devis Muka, Besmir Bitraku, Klodian Hoxha, Florian Agalliu.
-Vini në skenën e Teatrit të Metropolit më veprën Kallashnikov, çfarë mund të na thoni diçka rreth saj?
Kjo vepër është shkruar nga Georgey Gabori dhe në këtë veprën bëhet fjalë për katër karaktere, të cilët janë të mbyllur në një dhomë të izoluar nga e cila nuk mund të dalin dot. I vetmi shpëtim për ata është vetëm një çelës i varur në mes të dhomës dhe për ta marrë këtë çelës këta personazhe duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët. Kjo do të thotë që ata duhet të bien dakord me njëri-tjetrin, për ta marrë këtë çelës dhe për të hapur derën. I vetmi fakt që i pengon këta djem është vetëm një armë, e cila kalon nga dorë në dorë tek këta personazhe. Secili prej tyre në momentin që merr në dorë kallashnikovin fillon dhe shpreh epshet e veta, mendimet e veta, çfarë do të bëjë ai që ka pushtetin në dorë.
-E ndërkohë si regjisori i saj si e konsideroni këtë pjesë?
Mendoj se Kallashnikov është shumë aktuale, në kuptimin që të gjithë shqiptarët janë në një farë mënyre të izoluar. Nuk kanë mundësi që të dalin jashtë, dhe këtë mund ta lidhim dhe me liberalizmin e vizave. Kjo do të thotë që ne duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe këtu e kam fjalën për pushtetarët. Mendoj se kjo pjesë është shumë aktuale, pasi në një farë mënyre të gjithë shqiptarët janë të izoluar. Nuk kanë mundësi që të dalin jashtë, por Kallashnikov tregon se duhet të gjendet gjuha e përbashkët dhe për shumë probleme të tjera që hasin sot shqiptarët. Është në dorën tonë nëse duam të bashkëpunojmë apo jo, apo dhe sa i takon zgjidhjes së shumë problemeve të tjera që na shqetësojnë. Unë mendoj se kjo vepër do të ketë jehonën e saj tek publiku dhe do të pritet shumë mirë.
-Katër djem në Kallashnikov. Sa e vështirë ka qenë për ju që nga një projekt të arrinit deri tek skena?
Kjo vepër sigurisht që është zgjedhur me pëlqimin e të gjithëve ne, pasi është një pjesë shumë e bukur, është një komedi situate, batute dhe karakteri. Kjo do të thotë që komedinë ti e gjen në rrethanat që ata janë, në batutat që ata thonë dhe kjo sipas karaktereve. Janë karaktere që janë të katër grotesk. Në vepër është një gangster që e interpretoj unë, është një malësor, një homoseksual dhe një profesor. Këta të gjithë luftojnë nëpërmjet pushtetit, që ata kanë kur marrin në dorë kallashnikovin. Për vetë subjektin dhe mesazhin që përcjell, pjesa është aktuale dhe e tillë që të bën të mendosh e ta shijosh në mënyrë që të prek direkt, dashje pa dashje.
-E ndërkohë kur ata marrin në dorë kallashnikovin çfarë bëjnë?
Unë që jam gangsteri dhe në momentin që marr kallashnikovin filloj dhe shpreh dëshirat e mia. Pra duke qenë se ai është një njeri pa identitet fillon dhe kërkon në pemën gjenealogjike. Ai fillon dhe të kërkojë emrat e gjyshit, stërgjyshit etj, pra nga e ka ai prejardhjen. Sigurisht që duke qenë edhe gangster ai kërkon që të ketë dhe një të dashur të bukur, por këtë ai përpiqet që tia marrë me dhunë malësorit. Nga ana e tij malësori kërkon tokat dhe do të ketë shumë toka që ta mbjellë me qepë, pra toka jonë dhe për atë hyn në gjak me të gjithë etj. Profesori ndërkohë kërkon që ai të ketë një bibliotekë shumë të madhe, që ai të ketë flutura, etj. Homoseksuali kërkon që të jetë një grup i lidhur, sidomos me meshkujt që të jenë të gjithë bashkë dhe në këtë mënyrë të dalin njëherë e mirë nga dhoma. Pra këto do të jenë këta dhe personazhe që do të vijnë në skenë për publikun, ku gjithçka do të jetë me nota komike.
-Sa kohë jeni përgatitur për të sjellë këtë shfaqje sonte tek publiku?
Faktikisht kjo vepër për mua është një rivënie në skenë, pasi më parë e kemi dhënë në Akademinë e Arteve para dy vitesh. Tani në momentin që ne na u krijua terreni kemi dhe një mbështetje nga Digitalb, i cili na krijoi mundësinë që ne ta risjellim sërish në skenë për publikun, sigurisht me përmasa pak më të mëdha.
-Çfarë keni gjetur tek Teatri i Metropolit?
Teatri i Metropolit na ka ofruar një mbështetje shumë të madhe. Na ka hapur dyert pa limit, por unë këtu po punoj dhe me një projekt tjetër paralelisht. Drejtori Kiço Londo më ka bërë një favor që të kem hapësirat duhura për të punuar.
-E ndërkohë si aktor në skenë, por publiku ju njeh dhe si aktor në serinë televizive Komuna e Parisit?
Pjesëmarrja ime tek Komuna e Parisit ka qenë shumë e dëshiruar. Kur janë shpallur audicionet unë kam dashur shumë që të kem një rol, sepse është një nga telenovelat, një nga seatcom e para shqiptare dhe për këtë arsye unë kisha një dëshirë shumë të madhe që të kisha një rol këtu. Sigurisht që ajo ka pasur popullaritetin duhur dhe mua më bëhet shumë qejfi që ajo është pëlqyer nga publiku. Më vjen mirë kur dëgjoj dhe komente nga miqtë e mi.
-Çfarë mund të thoni për personazhin e Enos në serial ?
Është një personazh tipik i shqiptarizuar në lidhje me femrat, që të gjithë fillojnë e flasin pafund, ndërkohë që i kanë me të dëgjuar ose nuk kanë bërë asgjë, por që kanë qejf që të duken në sy të femrave, të jenë pak kavalierë, të kenë lekë, ashtu siç ndodh rëndom me meshkujt shqiptarë, të cilët e kalojnë shumicën e kohës e kalojnë në pub. Sigurisht që për mua ka qenë dhe një lloj risku, pasi nuk e dija se si do të pritej dhe ishte hera e parë që unë punoja në televizion direkt pas shkollës.
-Floriani dhe Eno?
Eno dhe Floriani sa janë farë, aq janë dhe larg.
-Ku janë afër dhe ku ata janë larg?
Janë afër janë në shijet e femrave, ndërsa larg janë nga të qenit parazit. Unë nuk jam parazit, përpiqem që të punoj.
-Mes aktrimit dhe regjisurës?
Unë jam përpjekur që të mbledh tre shokët e mi në këtë vepër që të kem një rol drejtuesi, por që puna është bërë e përbashkët nga të katër aktorët dhe meritat janë të përbashkëta, por unë kam qenë ai që kam marrë iniciativën.
-Gjatë viteve të shkollës sa aktiv keni qenë me jetën artistike?
Gjatë viteve të shkollës jam përpjekur, që të punoj për të pasur eksperiencën dhe besimin duhur në vetvete në momentin që do të dal nga bankat e shkollës. Jam për