Epidemi e Heshtur shkalla e larte e vetevrasjeve mes indianeve te Amerikes

Ne Shtetet e Bashkuara sipas statistikave zyrtare indianet e Amerikes vdesin 70 per qind me shpesh nga akte vetevrasjeje se sa pjesa tjeter e popullsise. Shkalla e larte e vetevrasjeve eshte quajtur epidemi e heshtur por ajo nuk eshte me e heshtur fale nje konference te organizuar ne Portland te shtetit Oregon e cila nepermjet videove te prodhuara nga adoleshentet si dhe muzika e tyre madje edhe librat komike mund te shpetojne jeten e njerzve.
Sipas Departamentit amerikan te Shendetit dhe Sherbimeve Humane gati 25 per qind e te rinjve indiane te Amerikes kane tentuar te vrasin veten. 17 vjecari Brendon Trejo i cili jeton ne ne nje rezervat ne shtetin lindor te Uashingtonit njeh dike qe fshihet pas ketyre statistikave.
Nje prej shokeve te mi u perpoq ti jepte fund jeten me mbi doze. Ai nuk pati sukses dhe perfundoi ne spital.
Brendon u trondit dhe ende nuk e ka kuptuar se pse e beri kete shoku i tij. Anetarja e fisit indian ne Oregon Sarah Holl ka ndjere te njejten tronditje jo vetem nje here por shume here. 16 vjecarja shkon ne nje shkolle afer rezervatit.
E di nga pervoja ime personale se qe te jetosh ne nje komunitet te indianeve te Amerikes depresioni eshte mjaft i perhapur sepse shume njerez e kane te veshtire te gjejne kulturen e tyre pasionin e tyre dhe si rezultat perfundojne ne nje gjendje konfuze.
Sarah ka gjetur pasionin e saj muziken. Ajo thote se nuk fle gjate nates dhe perpiqet te gjeje fjalet e pershtatshme per nje kenge me teme te pazakonte parandalimi i vetevrasjes.
Seanca e regjistrimit te Sarahs eshte pjese e nje grupi pune mbi shendetin dhe parandalimin e vetevrasjes organizuar nga Bordi i Shendetit per popullsine indiane te Amerikes ne zonen e Portlandit. Kjo agjenci rajonale ftoi 60 studente nga fise te ndryshme per nje konference 1 javore. Organizatoret e konferences shpresojne qe grupet e punes do te shpalosin nje vale rrjetesh shoqerore pozitive.
Kjo iniciative u frymezua nga nje strategji e sukseshme me baze ne Internet per parandalimin e vetevrasjes qe u ndermor ne Australi.
Todd Denny ishte nje prej keshilltareve muzikore ne Portland. Per rreth 10 vjet ai ka organizuar grupe te tilla pune per te luftuar semundje te ngjashme ne shoqeri. Todd e pranon se teknologjia mund te zhduke stigmen qe shoqeron nje ceshtje te veshtire e te ndjeshme.
Nje prej sfidave te vetevrasjes ne te gjitha komunitetet eshte heshtja dhe fshehtesia. Dhe nje program si ky u mundeson njerzve te kapercejne pengesat e heshtjes e te fshehjes per tu shprehur dhe per te treguar pervojen e tyre personale.
Gjate konferences 1 javore disa prej adoleshenteve e bene kete nepermjet muzikes tradicionale te indianeve te Amerikes. Te tjere eksploruan temen e parandalimit te vetavrasjes me ane te zhanreve me te kohes. Ky eshte 19 vjecari Jordan Hill duke luajtur ne kitare. Ai thote se i zgjodhi me kujdes fjalet.
do kenge qe kam shkruar perben nje mesazh per dike. Dhe kjo eshte arsyeja qe kur ta perfundoj albumin per te cilin po punoj tani dua ta titulloj Kujtime sepse ai perbehet nga mesazhe per njerez te ndryshem.
Mesazhi i Jordanit do te behet pjese e nje programi i quajtur burim i gjithanshem shendetsor on-line i krijuar nga indianet e rinj per indianet e rinj. Fushata me shume media e quajtur WeAreNative do te filloje me vone kete vit.