E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtohet propozimi i Serbise per denimin e perdorimit te njeanshem te forces nga Prishtina

Britania Shtetet e Bashkuara dhe fuqite e tjera kryesore qe kane njohur pavaresine e Kosoves kundershtuan propozimin e Serbise qe Keshilli i Sigurimit i OKB-se te denonte perdorimin e njeanshem te forces nga Prishtina sic e quajti ajo. Ministri i jashtem serb Vuk Jeremic tha se zeri i Beogradit nuk u degjua.

Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic u takua mbreme ne New York me Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se Ban Ki-mun i cili shprehu shqetesimin e tij per gjendjen ne veriun e Kosoves.  Ne nje deklarate te leshuar nga zyra e tij zoti Ban theksoi rendesine qe te gjithe aktoret te permbahen nga cdo veprim qe mund te perkeqesoje situaten.

Ministri serb Jeremic i kerkoi Keshillit te Sigurimit prej 15-vendesh te caktonte nje takim urgjent per te diskutuar levizjet e Prishtines dhe tha se deshironte qe keshilli te denonte perdorimin e njeanshem te forces sic e quajti ai.

Por diplomate te OKB-se thane se keshilli i cili ka qene prej kohesh i ndare mbi Kosoven nuk kishte gjasa ta bente nje denim te tille.

Perfaqesues te Keshillit vendosen kunder nje takimi te posacem per Kosoven por rane dakord qe zoti Jeremic te takohet me presidentin aktual te keshillit ambasadorin gjerman Peter Wittig. Ata gjithashtu planifikojne qe takimi i rregullt per Kosoven te zhvillohet sipas planit ne muajin gusht.

Beogradi gjithashtu kerkoi qe Keshilli i Sigurimit te mbante sot nje takim te dyte te hapur per Kosoven por Britania Shtetet e Bashkuara dhe fuqite e tjera kryesore qe kane njohur pavaresine e Kosoves kundershtuan me shqetesimin se ky do te ishte nje tjeter rast per Beogradin dhe aleaten e tij Rusine qe te kritikonin Prishtinen.

Diplomatet thane se Rusia e mbeshteti kerkesen e Beogradit ndersa zoti Jeremic u tha gazetareve se zeri i Serbise duhet te ishte degjuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›