E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epidemia e koncensioneve

Si behesh milioner ne Shqiperi Eshte nje mode e nisur nga socialistet specialistet per te cituar Arbnorin e qe tani pas urise se gjate ne opozite te demokrateve eshte kthyer ne epidemi. Sot nje bashkeshort nje bashkeshorte nje kunat nje djale xhaxhai apo vajze tezeje me lidhjet e duhura ne Qeveri e ka nje koncension ne portofol nje milion te ardhshem. Tani eshte ne mode koncensioni i Hec-eve dhe njerez qe ne jete mund te jene shquar ne gatimin e qofteve ate te dhomave te gjumit te pirjes me nje fryme te 10 gotave te konjakut te mashtrimeve me festivale te shume gjerave e te asgjeje e kane nje koncension. Njerez me te afermit ne pushtet presin investitoret e duhur per tu shitur koncensionet qe do te ndricojne Shqiperine e viteve 2000.
Me kujtohet nje botues qe mbante ne xhep nje koncension te perpunimit te plehrave ne kohen e socialisteve e qe priste te gjente investitorin per tja shitur. Nuk e gjeti atehere me sa mbaj mend dhe besoj se edhe sot e kesaj dite do te jete me koncensionin e skaduar te harruar ne ndonje xhep pantallonash te dala mode. Koncensioni i plehrave do te kete skaduar por problemi i plehrave ne Shqiperi nuk eshte zgjidhur e sduket ta kete njeri per zemer.
E keshtu dhe kjo puna e koncesioneve te HEC-eve qe tani per tani ka gezuar me copeza pasurie Shqiperie familjaret e familjareve te pushtetareve. Me 200 koncensione ne me pak se dy vite Shqiperia do te zgjidhte problemin e ndricimit nese edhe keto te HEC-eve nuk do te skandojne neper xhepat e pantallonave ne pritje te investitoreve si puna e atij te plehrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›